Berisha: QSUT në amulli totale! Rojet e gjeneral Hashashit shërbim përtokë!

267
Sigal

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të QSUT, i cili shkruan se, personeli mjekësor është i alarmuar nga COVIDI për arsye se në ambjentet e brendshme të QSUT hyjnë persona pa asnjë kontrroll dhe masa sigurie.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

QSUT ne amulli totale! Rojet e gjeneral Hashashit shërbim përtokë! sb

Përshëndetje DOKTOR. Unë që po ju shkruaj jam punonjës i QSUT dhe jemi në situatë alarmante nga COVIDI për arsye se këtu në ambjentet e brendshme të QSUT hyjnë persona pa asnjë kontrroll dhe masa sigurie. Jemi ankuar disa herë por nuk gjejmë zgjidhje pasi kompania që duhet të bëjë këtë kontrroll dhe është përgjegjëse për sigurinë e QSUT është Illyrian Guard kompani shtetërore e krijuar nga Sandër Lleshi dhe nuk përgjigjen për asgjë në lidhje me sigurinë pasi kanë reduktuar numërin e punonjësve dhe nuk e përballojnë dot shërbimin.