Policia kontrolle në Zallherr, zbulohen dy raste të mbjelljes së kanabisit

301
Sigal

Policia ka goditur dy raste të kultivimit të kanabisit në zonën e Zallherrit. Nga kontrolli i ushtruar, është konstatuar një ambient i hapur, në një terren malor të pyllëzuar, i mbjellë me 98 bimë kanabisi. Gjithashtu, janë zbuluar të mbjella në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Zgurë, 30 bimë kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Në zbatim të Planit të Veprimit “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë krìminale të kultivimit të bimëve narkōtike për vitin 2020”, në një sipërfaqe të dyshuar të mbjellë me cannabis sātiva, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin “Zgurë”, në vendin e quajtur “Bujen” konstatuan një ambient të hapur, në një terren malor të pyllëzuar, ku u gjetën të mbjella 98 bimë të dyshuara narkōtike cannābis sātiva. Po gjatë kontrollit të ushtruar në Zallherr, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgurë, u gjetën të mbjella 30 bimë të dyshuara narkotike cannābis sativa. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.