Kryemadhi merr vendim ekstrem. Do qëndroj gjithë natën në mes të rrugës në shenjë proteste

310
Sigal

“Do e gdhi këtu”-deklaron Monika Kryemadhi, e cila që prej orëve të drekës ndodhet në shenjë proteste e ulur në mes rrugës “Myslim Shyri”. Ajo shkoi dhe bllokoi rrugën duke shprehur indinjatën e thellë për dhunën që ushtruan policia ndaj qytetarëve dhe artistëve.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se do të qëndrojë në shesh dhe do ta gdhijë sot aty. Sipas saj, ky ishte një qendrim personal.

Ajo bëri një mea culpa dhe tha se për hir të stabilitetit të vendit ka bërë kompromise.

“Është Qëndrim personal. Unë do qëendroj vetëm si qytetare, pa mbështetësit e mi, kush të dojë tjetër le të qëndrojë. Qëndrimi im sot është për t’i thënë më fal Kadri Rroshit, Naim Frashërit, Neritan Licajt, Edmond e Robert Budinë, atyre që na dhanë dinjitet në atë teatër, na kanë dhënë krenari, atë për të cilën e qajmë shumë në rrjetet sociale, për të folur për shqiptarizmin por kur një antishqiptar na shemb historinë, e vetmja që na ka ngelur… nuk e di cdo bëjmë ne kur të shembë muzeun. Unë kam faj se jam bërë politkane, kam bërë kompromise, i kam bërë për hir të stabiliteti. Për hir të nje shteti që e ka përdorur Shqipërinë kam bërë kompromise”.

E pyetur nëse opozita dështoi me aksionin te Unaza e Re, Kryemadhi tha: “Unaza e rR nuk ka dështuar, atë rrugë e kam ndërtuar unë kur kam qënë deputete e Kombinatit, i mbyste kanali i Sharrës banorët. Jam grirë me Ramën se Kombinatin tekstil doja ta bëja qëndër rinore dhe tani pas tërmetit do të bëjë kulla për oligarkët ai. Te Unaza do kishte prishur mbi 1000 shtëpi, ka prishur vetëm 32, I dha tender 20 mln euro recepsionistit…Nuk kam dështuar unë, por drejtësia, drejtësia e vertetë, një gjyqtar që nuk deklaron 100 mijë dollarë vazhdon punën, një tjetër e penalizohet për 250 dollarë. Motra e Belinda Ballukut është anëtare e vetingut. Ka konflikt interesi këtu, është qelbur cdo gjë, është qelbur dhe për fajin tonë se na i ngelte qejfi ambasadorëve”.
Zonja kryemadhi nuk i fshehu edhe pakënaqësitë për ambasadorët.

“Po moj poo, do e gdhi këtu, nuk iki këtu do rri! Nuk e kam personale fare, nuk e konsideroj fare Edi Ramën. Ishte shansi i fundit që ju dhamë ndërkombëtarëve, na thanë që bëtë gabim që dogjët mandatet e nuk hytë në zgjedhje, tani të bëjmë këtë reformën zgjedhore, këta pranojnë falsifikimin e firmës së Presidentit nga një ministër…ne ua dhamë një gliko, ua dhamë edhe reformën le të vazhdojnë…’,- shtoi ajo.