Juventus në kërkim të një “bomberi”, në skenë del sërish emri i Haaland

281
Sigal

Me largimin e mundshëm të Higuain në fund të këtij sezoni, Juventus mbetet praktikisht pa asnjë sulmues të mirëfilltë. Fanella me numrin 9-të do të jetë sërish në kërkim të një “pronari” të ri ku emrat që lakohen mbeten thuajse të njëjtë. Mauro Icardi është një emër fiks në listën e Marotta por negociatat me Inter janë shumë të vështira, kërkohet ndihma e PSG, me francezët që mund të blejnë kartonin e tij për tu futur më pas në tratativa me Juven që i premton para kesh dhe lojtarë të rëndësishëm. Edhe ky skenar duket i vështirë ndërsa plani B, alternativa më e lehtë mbetet Milik. Polakut i skadon kontrata vitin e ardhshëm ndërsa kartoni i tij vlerësohet me 40 milion euro.

Haaland

Në çdo rast, Milik shihet si një zgjidhje e përkohshme pasi synimi kryesor i “Zonjës së Vjetër” është të transferoj në Torino, Erling Haaland. B.Dortmund arriti tia rrëmbej Juves në merkaton e dimrit por bardhezinjtë do ta provojnë sërish për të siguruar shërbimet e biondit norvegjez, këtë herë me një çmim shumë herë më të kripur, shkruan “Corriere dello Sport”.