Berisha: Qeveria po nxit largimin e qytetarëve në mënyrë selektive

429
Ish-kryeministri Sali Berisha ka rreshtuar në një postim në rrjetet sociale arsyet që sipas tij po nxisin largimin masiv të qytetarëve drejtë Gjermanisë për të kërkuar azil.
Sipas Berishës, arsyeja kryesore është kriza e rëndë sociale pas heqjes nga skema e ndihmës ekonomike e 20 mijë familjeve dhe uljen e ndihmës nga 46 në 16 dollarë për 32 mijë familje të tjera. Si arsyeje tjetër Berisha rendit prishjen e diferencuar të 9 mijë ndërtimeve pa leje, arrestimi i 38 mijë qytetarëve për motive policeske si dhe nxitja direkt e largimit të kundërshtarëve politikë. “Këtu keni një nga mesazhet e shumta në të cilat qytetarët denoncojnë këtë nxitje: ‘Ju lutem jam shumë e shqetësuar, pushtetin sapo e morën në bashki, socialistët po luftojnë biznesin në mënyra të ndryshme për ta falimentuar…Unë jam tatimpaguese e rregullt… sot më vjen një faturë e lartë për të paguar, 500 mijë lekë të vjetra..Ju them në tatimet në Korçë që e kam paguar këtë vit… Do paguash prapë më thonë ose lërë biznesin e ik nuk të japim shpjegime…Më thanë ik nga Shqipëria se nuk duam demokratë ne këtu..Ky është vend i komunistëve më thanë… Po ku të kërkoj strehim politik? Kam dy fëmijë në shkollë, një në universitet për drejtësi hidhet në vit të 3 dhe një në gjimnaz, hidhet vit të 2″, shkruan Berisha.
Sigal