Berisha: Nuk i mora fjalën Edi Ramës, ai qëndronte pranë meje për të më penguar

523
“Nuk i mora fjalën Edi Ramës, ai qëndronte pranë meje për të më penguar”. Ky është sqarimi i ish-kryeministrit Sali Berisha i cili theksoi se gjatë fjalës së djeshme në Parlament ishte për replikë ndaj ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri. Në një postim në rrjetin social “Facebook” Berisha tha se në bazë të rregullores së Parlamentit fjala i takonte atij dhe jo Edi Ramës i cili sipas tij rinte pranë duke bërë një bruto figurë.
“Të dashur miq, në të gjitha mediat qarkulloi si foto lajm momenti kur une po flisja në foltoren e Parlamentit dhe Edi Rama qëndronte në kembë pranë meje sikur të ishte badiguard i imi por që në të vërtetë përpiqej të pengonte fjalën time. Dua të sqaroj me këtë rast opinionin, se unë, në përputhje me rregulloren e Parlamentit e cila parashikon të drejtën e përgjigjes për deputetin kur atij i përmendet emri, kerkova fjalen t’ju përgjigjur trillimeve që bëri ndaj meje zëdhënësi i Ramës për energjinë, Gjiknuri. Ndërkohë që unë, në përputhje me rregulloren u ngrita të marre fjalën, Rama në shkelje të rëndë të rregullores u ngrit për të marre fjalën jo për pergjigje por për diskutim, pra të më pengonte në të drejten e përgjigjes. Rama qëndroi në këmbë pasi kishte humbur kontrollin dhe nuk kuptonte se po bënte një bruto figure” shkruan Berisha. Gjatë seancës së djeshme në Parlament u krijua një sitautë e rrallë dhe komike me batuta pasi Edi Ramës dhe Sali Berishë qëndronin pranë njëri-tjetrit në foltore.
Postimi i plotë në “Facebook” i Sali Berishës:
Rama nuk kontrollon veten e tij!
Të dashur miq, në të gjitha mediat qarkulloi si foto lajm momenti kur une po flisja në foltoren e Parlamentit dhe Edi Rama qëndronte në kembë pranë meje sikur të ishte badiguard i imi por që në të vërtetë përpiqej të pengonte fjalën time.
Dua të sqaroj me këtë rast opinionin, se unë, në përputhje me rregulloren e Parlamentit e cila parashikon të drejtën e përgjigjes për deputetin kur atij i përmendet emri, kerkova fjalen t’ju përgjigjur trillimeve që bëri ndaj meje zëdhënësi i Ramës për energjinë, Gjiknuri. Ndërkohë që unë, në përputhje me rregulloren u ngrita të marre fjalën, Rama në shkelje të rëndë të rregullores u ngrit për të marre fjalën jo për pergjigje por për diskutim, pra të më pengonte në të drejten e përgjigjes.
Kështu që unë isha dje në kohen time ligjore dhe kur arrita në foltore i thashe “shko e ulu mos rri këtu si badiguardi im”, por ai qëndroi në këmbë pasi kishte humbur kontrollin dhe nuk kuptonte se po bënte një bruto figure!
Sigal