Rama: Shqiptarët fituan jashtë fushës së gjelbër, morëm 3 pikë të arta si popull!

451
ryeministri i vendit Edi Rama në një konferencë për shtyp komentoi se ndeshjen e mbrëmshme me Serbinë ku kombëtarja shqiptare humbi 2 me zero, duke thënë se shqiptarët fituan jashtë fushës së gjelbër 3 pikë si popull, duke bërë që gjithë bota të fliste për ta. “Gazetat e botës nga Italia fshqinje deri tek SHBA shkruanin për ndeshjen e ditës Shqipëri-Serbi. Askush përveç nesh nuk ishte i interesuar se ç’rezultat do kishte ndeshja, se asnjë se dinte me siuri se çarë do ndodhte 1 vit pas shfaqjes së turpshme në Beograd, në momentin që zhvillohej ndeshja e kthimit”

“Sot u gdhimë të palumtur pas një humbje të befasishme, por e kemi mendjen se jashtë fushës i kemi befasuar të gjithë edhe kundërshtarët. Nëse në fushën e lojës se mbajtëm dot pikën e artë që na hapte portën e Francës mbajtja lartë e situatës na ka dhënë 3 pikë të arta si popull”,- tha Rama. “Imagjoni çfarë do ndjenim nëse ultrasit kuqezinj do kishin rënë në batakun e huliganëve serbë. Tifozët kuqezi u treguan fantastik, dhanë provën e pakontestueshme të një atmosfere festive, asnjë kor racist, asnjë sulm verbal ndaj lojtarëve serbë, jo vetëm që nuk u përsëritën skenat e shëmtuara të Beogradit, por u duartrokit kapiteni serb, i cili la ndeshjen për shkak të dëmtimit në lojë. Nëse do dilnim me pikën e artë në dorë do ishte më e lehtë të shihnim çfarë kontributi të madh është bërë për Shqipërinë jashtë fushës së lojës”,- shtoi kryeministri.

Kreu i qeverisë, Rama shprehu mirënjohje për tifozerinë, ultrasit, policinë e shtetit, shqiptarët mikpritës, e vecanërisht Kombëtaren dhe trajnerin me shprehjen: “Përulem me mirënjohje atyre mijëra e dhjetërmijëra sportdashësve që e mundësuan kalimin me kaq sukses të këtij testi të vështirtë për Shqipërinë”, ndërsa ka rezervuar kritika të ashpra për gjithë ata që u lëshuan me fyerje për lojtarët pas humbjes së mbrëmshme me Serbinë në “Elbasan Arena”. “Nëse jeni për kualifikim për ‘Euro 2016’ jemi prej tyre. Jo pas dy humbjeve, dy skuadra të mbushura me yje, por që as në vlerë monetare nuk krahasohen me ne, e megjithatë ne besojmë, sepse besimin na e dhanë ata djem”.
Sigal