Berisha niset për në Gjermani/ Do të marrë pjesë në kongresin e CDU-së në emër të opozitës shqiptare

63
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, niset sot drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani, pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.

Kongresi mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Kongresi elektoral i CDU vjen pak javë përpara zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani.

Kandidati i CDU për kancelar, Friedrich Merz, shihet gjerësisht si figura që do fitojë zgjedhjet dhe postin e lartë qeveritar.

Ndërkohë partia e kancelarit në detyrë, Olaf Scholz, momentalisht është në vendin e tretë në sondazhe.