Berisha: Neve na bie shi, Ramës dhe Kokëdhimës iu bien para nga qielli!

370
Deputetët e Partisë Demokratike kanë lënë sërish sallën e Kuvendit. Jashtë ambienteve të Kuvendit ka folur deputeti Sali Berisha. Ky i fundit ka folur shumë ashpër ndaj deputetit Kokëdhima dhe kryeministrit Rama, duke i cilësuar si puç antishqiptar. Ndërkohë, ai ka zbuluar edhe rrogën e tyre, duke thënë se marrin 160 mijë dollarë në muaj. Ndërsa, ka ironizuar teksa është shprehur se neve na bie shi, kurse atyre iu bien dollarë nga qielli.
“Mendon se po derdhin lot për Rakip Sulin? Asnjëri prej tyre. Këta e kanë hallin te Koço. Kokëdhima, simboli i kusarit të papërmbajtur, mis hekurudha. Rama dhe Kokëdhima puç anti-shqiptar. U ndërpre seanca vetëm për të mos votuar për Sulin, për ta mbrojtur atë. 160 mijë dollarë në muaj. Ne na bie shi, atyre ju bien dollarë nga qielli. Ata e kanë përcaktuar, partia mbi të gjitha. Rakipi kërkoi të shkojë në Kushtetuese, kështu që java është vetëm për të lehtësuar Kokëdhimën”, ka thënë Berisha. 
Sigal