Berisha: Në vitin 2013 lamë 70 mijë hektarë publike për pronarët, Rama ua dha trafikantëve të tij

24
Sigal

Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se Edi Rama u dha trafikantëve të tij 70 mijë hektarë publikë, që në 2013-ën, qeveria e PD-së e la për pronarët.

Në tubimin qytetar, Berisha u shpreh se në 2013-ën lamë 70 mijë hektarë tokë publike të përzgjedhur vetëm për të kompensuar pronarët, të cilët duhet të marrin me kthim ose kompensim pronën e tyre.

Sipas tij, ky ishte një veprim i drejtë, i ndershëm. Ky ishte një detyrim që shteti ligjor u njeh qytetarëve.

“Më vitin 2013, lamë 70 mijë hektarë tokë publike të përzgjedhur vetëm për të kompensuar pronarët, të cilët duhet të marrin me kthim ose kompensim pronën e tyre.

Dhe ky ishte një veprim i drejtë, i ndershëm. Ky ishte një detyrim që shteti ligjor u njeh qytetarëve.

Çfarë bëri Edi Rama? Të gjitha këto i shndërroi në prona të trafikantëve, të investitorëve të tij strategjikë.

6 milionë metër katrorë në të katër anët e vendit, në të cilat vetë është jashtë çdo dyshimi, aksioner kryesor.

Përndryshe nuk ka njeri të verbër, nuk ka njeri të pangopur, nuk ka njeri që mund të veprojë në këtë mënyrë, të falë 6 milionë metër katrorë troje publike për ndërtime me narko-euro, narko-trafikantë dhe banda kriminale”, tha Berisha.