Berisha: Meta nuk ka gabuar me nënshtetësinë

294
Sigal

Sulmet e fundit të mazhorancës nuk kanë qenë ndaj eksponentëve dhe lidershipit të opozitës, por ndaj presidentit Ilir Meta. Vetëm në asamblenë e 9 tetorit kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e përmendi Metën 46 herë.

Së fundmi sulmet ndaj tij ikën ardhur lidhur me nënshtetësinë që ai ka dhënë ndaj disa figurave publike mes tyre dhe të sportistë.

Por cili është mendimi i zotit Berisha për këtë debat? Gjatë emisionit “HARD TALK NAG ROALDN QAFOKU”, Berisha tha se presidenti Meta ka operuar brenda rregullave dhe ligjeve në fuqi.

-Një teleshikues shtron një pyetje: Ka një debat  të shtruar për çështjet e dhënies  së nënshtetësisë shqiptare nga presidenti. Edhe ju keni qenë nën të njëjtën akuzë kohë më parë. Kjo është luftë politike apo kemi të bëjmë me tejkalim kompetencash?

-Asnjë kalim kompetencash nuk ka. Kushtetuta ja njeh atij të drejtën për dhënien e nënshtetësisë. Presidenti i Republikës ka një ligj dhe një vendim të qeverisë në të cilën bazon veprimtarinë e tij për dhënien dhe lënien e nënshtetësisë. Këto dy kompetenca janë ekskluzive vetëm të Presidentit të Republikës.