“Artistët shqiptarë në Presidencë”, Meta: Mbrëmje e jashtëzakonshme artistike

87
Mbrëmjen e sotme tenori jonë i shquar, Armaldo Kllogjeri performoi në ambientet e Presidencës në presencën e Presidentit  Ilir Meta.
Morën pjesë  artistë të mirënjohur, soprano Mariana Leka, bariton Solen Alla, në piano Ardita Bufaj dhe harp Aida Kasmi. Meta shprehet se ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme artistike dhe se Artistët shqiptarë do jenë gjithmonë të mirëpritur në Institucionin e Presidentit.
“Në kuadër të aktiviteteve “Artistët shqiptarë në Presidencë”, pata kënaqësinë e veçantë të ndiqja sot koncertin e tenorit tonë të shquar Armaldo Kllogjeri, me pjesëmarrjen e artistëve të mirënjohur, soprano Mariana Leka, bariton Solen Alla, në piano Ardita Bufaj dhe harp Aida Kasmi.
Një mbrëmje e jashtëzakonshme artistike, ku së bashku me personalitete të shquara të kulturës shqiptare, intelektualë e diplomatë shijuam interpretimin mjeshtëror të disa prej kryeveprave operistike botërore të kompozuara nga Mozart, Beethoven, Verdi e Puccini, si dhe këngë të bukura shqiptare, pjesë e trashëgimisë sonë të vyer kulturore.
Artistët shqiptarë do jenë gjithmonë të mirëpritur në Institucionin e Presidentit, simbol në mbrojtjen dhe promovimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare”, shkruan Presidenti.