Berisha: Lulzim Basha u implikua në afera dhe Rama mori peng PD

276
Sigal

Lideri historik i demokratëve duke folur në ‘Foltoren’ me shqiptarët në Amerikë është shprehur se Rama e mori peng PD-në, pasi Lulzim Basha e implikoi veten në afera të rënda.

‘Edi Rama i cili shfaq trashëgiminë barbare, mizore të etërve të tij, ja doli të marrë peng opozitën.

Ta shndërrojë atë në fasadë për shkak se kryetari i saj, kalon në 8 vite nga disfata në disfatë i lejoi vetes të implikohej në afera ku një njeri i ndërgjegjshëm nuk do të ja lejonte vetes.

Ja sepse 11 dhjetori është rithemelimi i PD. Ky është një revolucion paqësor dhe i pandalshëm. Dua të ju them në emrin tuaj, mjerë ata që përpiqen apo mendojnë që dalin para apo duan të ndalojnë këtë përpjekje të madhe për liri të shqiptarëve.

Nuk ka asgjë që mund të mposhtë njerëzit që luftojnë për lirinë e tyre, të vendosur për çdo sakrificë dhe vendim deri në fitore të kauzës së tyre të drejtë’, u shpreh gjatë fjalës së tij me shqiptarët e Amerikës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.