Shpallja non grata, Berisha: Blinken është keqkuptuar nga lobimet korruptive të Ramës dhe të Soros

185
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje live me Skype me shqiptarët në Amerikë, foli për shpalljen e tij non grata.

Berisha theksoi se Blinken është keqkuptuar nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Soros.

“E vërteta është se më 14 maj unë jam shpallur non grata nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken. Unë i kam kthyer letër, duke i thënë se jeni keqkuptuar nga lobimi korruptiv i Ramës dhe Sorosit. Vetë DASH tha se burimet kishin qenë OJF-të dhe mediat e kontrolluara nga qeveria aktuale. A mund të imagjinohet se mund të dënohet një njeri, sepse shpifin kundërshtarët e tij politikë.

Jam shpallur non grata pa pasur asnjë akuzë nga askush nga asnjë individ a shtet mbi tokë, shpallet non grata, pasi partia e tij humbi zgjedhjet, për të shndërruar PD-në si satelit të qeverisë. Kjo hakmarrje sepse në pranverën e 2017 kam kërkuar shpalljen non grata të Soros, sepse Soros ka derdhur miliona euro për të shkatërruar PD-në. Kam kërkuar që të ndalohet veprimtaria e Soros jashtë Amerikës. Qëndrimet e Soros kanë qenë antidemokratike dhe antikombëtare, siç është edhe Ballkani i Hapur, që ka marrë emrin e tij, që është rikthim i homogjenisë serbe në Ballkan”, dekalroi Berisha.