Berisha: I dhamë fund kryetarokracisë, vendos anëtarësia me votë

138
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se për herë të parë në ekzistencën e PD, sot asnjë kryetar partie, nga Tropoja deri në Gjirokastër, apo nga Korça në Peshkopi, nuk është i caktuar, sugjeruar, përzgjedhur nga qendra e PD-së, por janë të zgjedhurit e anëtarësisë.

Në takimin me demokratët e Korçës, Berisha tha se ky proces i dha fund kryetarokracisë. “Kryetari i zgjedhur nga anëtarësia duhet të respektojë vullnetin e anëtarëve të lirë”, tha Berisha.

Por, ai shtoi se nuk kemi arritur përsosmëri, por përmbysëm përfaqësimin, duke bërë që kryetarët e degëve, apo ata të Bashkive dhe deputetët, do të zgjidhen po prej jush, anëtarësisë.

“Për kryetarët e bashkive dhe deputetët nuk do të votojnë vetëm anëtarët, por edhe simpatizantët”, tha Berisha.