Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për vulën e Partisë Demokratike.
Berisha u shpreh se kjo Gjykatë nuk u ngrit në lartësinë e duhur, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj zvarritje.
Por sipas tij, ky vendim tregon shkeljet e rënda në Gjykatës së Apelit ndërsa mbetet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë.
Ai deklaroi se PD po lufton per pluralizmin politik, dhe se rama dhe ato që i cilëson si organet e diktaturë do të përballen në mënyrë konstate me demoktratët.
Pas vendimit të gjykatës së lartë, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se kjo gjykatë nuk u ngrit në lartësinë e duhur për t’i dhënë fund zvarritjes dhe pengmarrjes së vulës së PD, por theksoi se me vendimin e sotëm faktohen shkeljet e rënda të Gjykatës së Apelit.
Sipas Berishës, PD nuk lufton me per veten e saj por për Rithemelimin e pluralizmit politik në vend, teksa theksoi se beteja nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë Rama.
Berisha paralajmëroi kreun e qeverisë Edi Rama dhe ato që i cilëson si organet e diktatures së do të jenë në përballje konstante me demokratët dhe popullin shqipar i cili do të jetë më këmb per mbrojtjen e vlerave të demokracisë.