Berisha: Ekonomia e vendit është në rënie të lirë drejt greminës

455
Ish-kryeministri Sali Berisha përgënjeshtori statistikat e fundit të INSTATtë cilat pohojnë se gjatë vitit 2015 ekonomia ka rritje me 2.55%. Në një postim në rrjetin social “Facebook” Berisha akuzon për mashtrim me shifrat kryeministrin Rama dhe Drejtorin e Përgjithshëm të INSTAT-it Gjergji Filipi. Sipas Berishës ekonomia e vendit është në rënie të lirë drejt greminës.

“Të dashur miq, ekonomia e vendit po ecën drejt greminës.Statistikat zyrtare tregojnë se ekonomia shqiptare është në rënie të lire. Me gjithë këto, Rama dhe Gjergji i tij qesharak thotë se në tremujorin e dytë të vitit 2015 ekonomia u rrit me 2,55% dhe sipas tyre kjo rritje ka ardhur nga rritja e ndërtimit, ndërkohe që prej një viti në Shqipëri ndërtimi është sektori i ndaluar me vendim qeverie dhe nuk jepet asnje leje ndërtimi apo rindërtimi. Kështu, sipas tyre, nga gushti i vitit 2014 në gushtin e vitit 2015 eksportet në total u ulen me 17%, çka do te thote të pakten 17% me pak punesim dhe te ardhura nga eksportet, të ardhurat doganore dhe tatimore u ulen me 13%, kredia për ekonominë ra me 1,2%, bujqësia ke rëne në – 0,16%, shërbimet kanë rënë me -0,1%”, – shkruan Berisha.
Ish-lideri i selisë blu theksoi se gjatë tremujorit të dytë pati një rënie të konsumit të përgjithshëm të mallrave. Berisha theksoi se prej më shumë se 9 muaj kjo qeveri nuk ka inauguruar asnjëkilometër rrugë, asnjë inaugurim shkolle apo spital. “Ndërtimi është ndaluar me urdhër ekzekutiv. Dhe për t’i vënë kapakun mashtrimit të tyre për rritjen ekonomike, pohojnë se në tremujorin e dytë pati rënie të konsumit të përgjithshëm të mallrave. Po kaq qesharak është pretendimi i tyre se rritja vjen nga ndërtimi në sektorin publik në një kohë që nuk kanë inaguruar as dhe një kilometër rrugë, kanalizime, ujësjellës, shkollë apo spital, jo në tremujorin e dytë por as dhe në të gjithë 9 mujorin e këtij viti”,- përfundon Berisha.
Statusi i plotë në “Facebook” i Sali Berishës:
Sipas Edi Rames dhe Gjergjit, Sanços se tij, ekonomia u rrit nga ndërtimi paçka se atë e kanë ndaluar në mbarë vendin. Të dashur miq, ekonomia e vendit po ecën drejt greminës. Statistikat zyrtare tregojnë se ekonomia shqiptare është në rënie të lirë. Kështu, sipas tyre, nga gushti i vitit 2014 në gushtin e vitit 2015 eksportet në total u ulën me 17%, ç’ka do të thotë të paktën 17% më pak punësim dhe të ardhura nga eksportet, të ardhurat doganore dhe tatimore u ulen me 13%, kredia për ekonominë ra me 1,2%, bujqësia ke rëne në – 016%, shërbimet kanë rëne me -01%. Ndërtimi është ndaluar me urdher ekzekutiv. Dhe për t’i vënë kapakun mashtrimit të tyre për rritjen ekonomike, pohojnë se në tremujorin e dytë pati rënie të konsumit të përgjithshëm të mallrave.
Me gjithë këto, Rama dhe Gjergji i tij qesharak thonë se në tremujorin e dyte të vitit 2015 ekonomia u rrit me 2,55% dhe sipas tyre kjo rritje ka ardhur nga rritja e ndertimit, ndërkohë që prej një viti në Shqipëri ndërtimi është sektori i ndaluar me vendim qeverie dhe nuk jepet asnjë leje ndërtimi apo rindërtimi. Po kaq qesharak është pretendimi i tyre se rritja vjen nga ndërtimi në sektorin publik në një kohë që nuk kanë inaguruar as dhe një kilometer rrugë, kanalizime, ujësjellës, shkollë apo spital, jo në tremujorin e dytë por as dhe në të gjithë 9 mujorin e këtij viti Ekonomia shqiptare po shtyhet me shpejtesi drejt greminës nga piktori dështak dhe ekipi i tij qesharak!!
P.S: Ketu me posht keni njoftimin e tyre qesharak të INSTAT..!
Produkti i Brëndshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2015 vlerësohet me rritje prej 2,53 % kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2014. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Ndërtimi me 1,96 pikë përqindje, Industria, Energjia dhe Uji me 0,72 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me 0,46 pikë përqindje, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me 0,15 pikë përqindje, Aktivitetet financiare dhe të Sigurimit me 0,08 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme me 0,03 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me 0,01 pikë përqindje. Degët që kanë kontribuar negativisht janë Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me -0,16 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,01 pikë përqindje dhe Shërbimet e tjera me -0,01 pikë përqindje.
Sigal