Berisha: Braçe lidhje me mikun e Shullazit, deputeti i PS: Kam foton e Spahos me të

516
Gjatë fjalës së mbajtur në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Erjon Braçe tha se gjatë qeverisjes së Berishës u vodhën pasuritë kombëtare, ndërsa njerëzve u janë marrë 10% të fitimit nga puna që kryenin. Braçe i është përgjigjur dhe akuzave të Berishës një ditë më parë, i cili përmes një statusi në ‘Facebook’ thoshte se Erjon Braçe shoqërohet me banditët e rrezikshëm në Lushnje. Deputeti tha se nuk ka asnjë lidhje me Julian Sulën ose Juli i Pashakos siç njihet nga banorët, por ka foto të këtij të fundit me Edmond Spahon.
“Unë nuk njoh asnjërin nga këta të dy persona. Në Lushnje kam 9 muaj pa shkuar sepse më mjafton puna ime në Divjakë. Sfidoj Berishën, të birin, të bijën që të gjejnë qoftë edhe vetëm një foto asnjë dëshmitar që të thotë ndryshe nga këto që them unë dhe unë dal nga Parlamenti. Sali Berisha duhet ta ndajë nëse ky i Eldon Parkut është krimineli im apo i Edmond Spahos? Janë në foto në sallën kryesore të Eldon Parkut në datë 21 Janar duke festuar përvjetorin e disatë të themelimit të Partisë Demokratike në Lushnje”-tha Braçe.
(Spaho ndërhyn)
Erjon Braçe: Rregullo gjuhën, palaço. Ja ku je në foto me kriminelin e Lushnjës… (tregon foto)
Statusi i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha një ditë më parë në ‘Facebook’: 
Çdo bandit me një pushtetar te vetin!
Qytetari dixhital denoncon:
Lidhjen e deputetit Erion Braçe me banditët me te rrezikshëm ne Lushnje dhe bizneset e tyre mafioze! sb
“Po te shkruaj nga adrese fallco se me thëne te drejtën me bandat e tyre janë te rrezikshme. Unë jam ish socialist Berishë i dashur ,jetoj ne Lushnje ,pyete pak miun Erion Bracen se me ke shoqërohet ne Lushnje?? Ne sta thotë ai ta them unë, ai shoqërohet me Julian Sules ose Juli Pashakos i thonë. A e di ti se kush është Juli pashakos??? Te ekzekuton direkt, mik me Shullazin dhe neper Lushnje bredh me 2 pistoleta ne brez!! Po kush po merr masa???! Erioni meqe ra fjala i ka dhëne licence për përpunimin e naftës një tjetër gangsteri ne Lushnje, pronarit te Eldon park dhe Lushnja helmohet cdo nate !!Aman pyete Erionin nëse sme beson pyet te besuarit e tu ne Lushnje ata ta vërtetojnë”.
Sigal