Berisha: Basha nuk donte të numëroheshin votat e demokratëve në 2011

65
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Fushë-Kruja akuzoi kreun demokrat, Lulzim Basha, që e cilësoi një Kryetar pa parti, se në vend që të bënte protestat më të fuqishme kundër vjedhjes së votave dhe dhunës në 25 prill, e kishte mendjen te karrigia e tij.

Berisha tha se Edi Rama me terrorin policor, me dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve, ndërkohë që opozita në 8 vjet nuk ekzistonte.

“Del thotë se fitova në 2011 sepse nuk kisha Berishën në fushatë. Por kjo është aq e vërtetë sa ajo që Lulzim Basha anëtarësoi Shqipërinë në NATO.

Tani po ju them një detaj, unë e thërrisja Bashën dhe ai vinte, dhe unë i thoja si ta bënte fushatën. Pas zgjedhjeve, më informuan se disa vota ndodheshin në kutitë e gabuara, ndërsa Edi Rama ishte 10 vota para. Këto vota ishin tërësisht të vlefshme, dhe unë kërkova të numërohej çdo votë, qoftë edhe e hedhur në kutitë e gabuara.

Një këshilltar amerikan erdhi më tha: zotëri, ata të ambasadës së SHBA janë shumë të shqetësuar. Por më tha se shqetësim kishte edhe z. Basha, pra edhe kryetari pa parti nuk donte që të numëroheshin këto vota. I thashë kvshilltarit amerikan: thuaja edhe z. Basha që këto vota nuk po i numëroj për z. Basha, por për demokratët, dhe në përfundim ai fitoi me diku 80 vota, duke mos mbledhur dot as votat e koalicionit.

Kjo ishte fitorja e fundit e peng-kryetarit, nuk puthi më asnjë fitore deri në fund”, tha Berisha.