Baçe: Privatizimi i Butrintit shkel konventën e Parisit, bordi drejtohet nga Hodges, një antishqiptar!

354
Sigal

Pas përplasjeve të forta për Parkun Kombëtar të Butrintit dje në Komisionin parlamentar të Edukimit, midis deputetes së PD, Ina Zhupa dhe Ministres së Kulturës, Elva Margariti, ku Zhupa ngriti zërin kundër marrëveshjes për administrimin e Butrintit nga një fondacion për menaxhim, ka reaguar akademiku Apollon Baçe, profesor i arkeologjisë.

Akademiku tha në një prononcim të shkurtër, “se privatizimi i Butrintit shkel konventën e Parisit dhe Kushtetutën. Bordi i drejtimit ka kryetar Hodges-in, një antishqiptar ekstrem, më të cilin jam zënë në 2006-ën nga që foli sende ekstremisht të pabesueshme. Kam folur në 2 emisione, por më kot”, shtoi profesori i njohur.Kujtojmë se deputetja Zhupa insistoi dje në komisionin e Edukimit se para se Ministria e Kulturës të bënte këtë marrëveshje, duhej të dëgjohej mendimi i ekspertëve të fushës në duhej të administrohej apo jo Butrinti nga një fondacion privat

‘Si mund të jepet Butrinti, pasuri kombëtare, me kontratë sekrete?!’ – Zhupa përplaset me ministren dhe detyrohet t’i heqë mikrofonin

Çfarë përmban projektligji për Butrintin, që u miratua nga qeveria më 6 prill 2022?

Ministrja Elva Margariti atë ditë shpjegoi se “Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së së Kulturës dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit”.

Së bashku me partnerin tonë strategjik, Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) kemi themeluar Fondacionin e posaçëm të Menaxhimit të Butrintit.

Bordi i Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës e 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë, që do të sigurojë paanshmërinë e këtij bordi vendimmarrës është një figurë e njohur e trashëgimisë kulturore, Richard Hodges.

Marrëveshja e nënshkruar, që merr jetë me miratimin e këtij projektligji, krijon një model menaxhimi hibrid jofitimprurës ku shteti është pjesë, por i jep zë dhe garanci edhe donatorit për administrimin e fondeve; i hap rrugë donatorëve të tjerë potencialë që t’i bashkohen procesit në vazhdim duke i garantuar fondacionit të posaçëm autonomi në vendimmarrje, brenda rregullave të caktuara me ligj, duke bazuar në një plan biznesi të detajuar.”