Berisha akuza ndaj Ramës: A është normal ky njeri?!

490
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar ditën e sotme sulmet e akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, për situatën e krijuar në vend nga përmbytjet. Sipas Berishës, fundjava që kaloi ishte tejet e vështirë, përmbytëse si rrallë ndonjëherë më parë. Ndërsa, ka shtuar se Rama bënte pazarin i shoqëruar nga kamerat dhe sulmonte opozitën se po politizon shiun. Ndërkohë, Berisha ka shkuar edhe më tej me akuzat e tij, duke thënë se Rama tall prapanicën me fatkeqësinë natyrore të qarqeve të jugut. 
Shkrimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha: 
A është normal ky njeri?! Jugu mbytej si rrallë herë në histori, Rama bënte pazarin i shoqëruar nga kamerat dhe sulmonte opozitën se po politizon shiun. Të dashur miq, fundjava që kaloi ishte tejet e vështirë, përmbytëse si rrallë ndonjë herë më parë për Vlorën, Fierin, Lushnjën, Skraparin, Gramshin, Erseken. Rrebeshet e mëdha, dalja e lumenjve dhe përronjve malor, shkaktoi vdekjen e një personi në Rradhimë dhe përmbyti në këto rrethe mijëra banesa, biznese, gjë të gjalla, toka, izoloi zona të tëra si rrallë herë në memorien e këtyre zonave. Sipas mediave dhe burimeve zyrtare, hidrovoret e zonave të përmbytura nuk patën energji për rreth 18 orë, gjë që shndërroi Matin e madh në një katastrofë reale. Përveç këtyre, në fund javën që kaloi në këto zona shteti ishte në weekend, pranë banorëve që përballeshin me këtë fatkeqësi të madhe natyrore nuk u gjendën, me gjithë thirrjet e opozitës, asnjë deputet apo zyrtar lokal apo qendror, përveç ministrit, siç po flitet në ikje, Panariti, që nuk ka asnjë kompetencë të veçantë për fatkeqësitë natyrore. Edi Rama, siç thotë në mesazhin e tij një banor i përmbytur, kishte zgjedhur për të tallur, me nder prapanicën me fatkeqësinë natyrore të qarqeve të Jugut. Ai kishte ftuar kamerat ta filmonin tek bënte pazar si familjar “shembullor”, blinte tërshërën, erëzat dhe veçanërisht makaronat spageti që thuhet vazhdon t’i hajë me tenxhere para, sepse pjata nuk i hyn në sy. I papërgjegjshëm dhe jo normal siç është, kritikave të opozitës dhe banorëve të përmbytur për indiferencën e tij ekstreme çnjerëzore ju përgjigj se po politizoni shiun, të cilin nuk e keni nga qeveria, por nga perëndia ndaj dhe paçi mëshirën e Zotit se qeveria është ne weekend dhe nuk ka punë me ju! Duke denoncuar dhe një herë këtë qëndrim çnjerëzor të Ramës, qeverisë dhe administratës së tij ndaj banorëve të zonave të përmbytura nga shiu i ndihmuar nga qeveria e papërgjegjshme, kërkoj shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto zona dhe marrjen e masave për zhdëmtimin e tyre në përputhje me ligjet e vendit. I bëj thirrje prokurorisë të ndërmarrë me urgjencë hetimin për të vendosur para ligjit përgjegjësit e mosfurnizimit me energji për 18 orë me radhë të hidrovoreve në zonat e përmbytura!
Sigal