Mediat ndërkombëtare: Shqipëria hyn në histori

434
Të gjitha mediat e huaja sportive i kanë bërë jehonë lajmit të kualifikimit të Shqipërisë në fazën finale të Euro 2016, duke vënë theksin në faktin se kjo është hera e parë që kombëtarja jonë do të luajë në një kompeticion të madh. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se “kombëtarja e drejtuar nga Gianni de Biasi e ka për herë të parë” kualifikimin në një Europian apo Botëror. Faqja sportmediaset.it përqendrohet në deklaratat e trajnerit italian, i cili pas ndeshjes tha se “ata që qeshnin me idetë e tij para 3 vitesh, tashmë festojnë”. Ndërkohë, gazeta spanjolle AS shkruan se “Europiani po i hap dyert një kombi pa histori në futboll, por që është përmirësuar shumë me ardhjen në pankinë të trajnerit De Biasi”.
Sigal