Kanabisi – Vasili: Çështja është serioze, reflektim për reagimet nga populli dhe shoqëria civile

434
Sigal

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka deklaruar këtë të hënë lidhur me ligjin e mbetjeve se klasa politike duhet të dëgjojë me vëmendje argumentet që vijnë si nga shoqëria civile, ashtu dhe nga shoqata e ricikluesve.

Këtë deklaratë Vasili e ka bërë pasi është takuar me përfaqësues nga të dyja palët. 

“Besoj se është një ditë për të dëgjuar me shumë vëmendje gjithçka dhe sigurisht nga dëgjimi i vëmendshëm lind edhe reflektimi. Sot ishte dita për t’u thelluar në këtë argument, i cili është delikat, imponon një seriozitet të lartë shoqëror në radhë të parë dhe si i tillë është mirë që pas dëgjimit të jemi akoma më të ndërgjegjshëm për gjithçka që lidhet me fenomenin, zgjidhet ligjore të tij dhe gjithçka tjetër. Kjo, në mënyrë që të gjithë të jemi të qetë edhe si politikanë edhe si qytetarë për të gjitha vendimet që marrim për sot por dhe për nesër”, ka thënë Vasili për mediat. 

I pyetur për propozimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, për angazhimin e ushtrisë kundër kanabisit, Vasili është përgjigjur: 

“Besoj se gjithmonë kur flitet për një fenomen kriminal siç është kanabisi duhet të jemi vetëm shumë serioz dhe shumë të shqetësuar”, ka thënë Vasili.