Berisha: 44 mijë anëtarët e PD do marrin selinë, nuk presim vendime Apeli

288
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se në 5 janar 44 mijë anëtarët e Partisë Demokratike do marrin selinë e tyre.

I ftuar në një emision, Berisha theksoi se ky vendim është një vendim i pa apelueshëm dhe se nuk do presin asnjë vendim të tillë.

‘Nëse i ka ngelur një nano integritet ai ka kohë të reflektojë dhe të largohet vetë, i dhamë boll kohë’ tha Berisha, por në të kundërt do të përballet me vullnetin e 44 mijë demokratëve.

Kjo ngelet në dorë të tij, sqaroi ish-kryeministri Berisha.