Temperaturat do të ulen deri në -2 gradë celsius! Moti për ditën e sotme

243
Sigal

Dita e sotme do të karakterizohet me temperatura të ulëta.

Deri pasdite situata meteorologjike në vendin tonë vijon me kthjellime por ngrica sidomos në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë gjatë mbrëmjes dhe deri mëngjesin pasardhës.

Edhe pse herë pas herë do të ketë kalime vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur ekstremitet ditore nga -2°C deri në 18 °C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h Jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.