Berat, Basha-Ramës: O piktor, njerëzit duan punë, mos jeto në ishull

476
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral të zhvilluar pasditen e së premten në qytetin e Beratit, akuzoi kryeministrin Rama për nivelin e lartë të papunësisë.
Basha tha se Rama ishte një ditë më parë në Berat dhe nuk foli asnjë fjalë për papunësinë, asgjë zgjidhje për qytetarët. “Erdhën këtu këta sharlatanë e morën në gojë një qytet të tërë. Folën e shanë opozitën bashkë me kryetarin tanë të ardhshëm, Kasem Mahmutajn, a thua se i penguam ne të mos rrisnin çmimin e naftës… O piktor njerëzit duan, punë, duan shpresë, mbaje ishullin për vetë. Po mos jetoje në ishull, do të dëgjoje njerëzit këtu që duan punë. Ti jeton në ishull, nuk ke nevojë për ishull tjetër.”,-deklaroi kreu i PD-së.
Në këtë takim Basha prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Kasem Mahmutajn, ndërsa ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Sigal