Beqaj e Dogjani sherr në Kuvend. Deputeti PD: S’i flas hajdutëve

459
Debate e replika të ashpra në Kuvend mes ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe deputetit të PD-së Asllan Dogjani.
Dogjani tha se sistemi shëndetësor është në mjerim dhe se pacientët kanë frikë të reagojnë, gjithashtu dhe mjekët kanë frikë të reagojnë sepse mund të hiqen nga puna nëse flasin për situatën mjerane të shëndetësisë. Nga ana e tij minsitri Beqaj e akuzoi se po mashtronte.
“Mos abuzo dhe keqintepreto fjalët e mia” tha Dogjani
Në një moment Dogjani u ngrit dhe doli pranë podiumit ku ndodhen ministrat por u pengua nga garda.
Debatei ka ndodhur për disa denoncime në media lidhur me shërbimin e Urgjencës mjekësore si dhe historinë e një fëmije tre vjecë që i rrezikohet jeta. 
Beqaj: Ndeshet me mua në korridor dhe thotë ministri nuk është në parlament. Ky është ai që tha se pihet drogë në shkollën e Paskuqanit. Dolën analizat e Paskuqanit dhe heshte.
Flotën e ambulancave kemi vendosur ta dekocentrojmë këtë flotë me qëllim që autoambulanca të mbërrijë më shpejt. Një nga ato autoambulanca do rrijë dhe tek 21 dhjetori. Në atë dhomë që është filmuar dje as dueht të ketë pacientë por as pajisje mjekësore. Eshte dhomë ku shoferi apo infermieri presin për thirrje të caktuara. Nuk do hyjë asnjë pacient apo afrohet shërbim mjekësor. Me atë nënë kam folur vetë pardje. E kemi pritur në ministri kemi folur me shefin e pediatrisë. Po vlerësojmë dërgimin jashtë shteti dhe cdo lloj nevoje 
Dogjani: E pashë në koridor kur erdhi por nuk e pashë në parlament. Pastaj unë nuk i flas hajdutave 
Ndërhyn Berisha: Hiqeni këtë budall që keni s’mahet ai. Gramoz nuk mbahet ai budall aty. Sa herë që do të dalin të mashtrojnë dhe mbrojnë krimin, vjedhjet e plaçkitjet çdo deputeti i lind e drejta e replikës, mos krahaso të pakrahasueshme. Nëse anëtarë të organizatës kiriminale dalin për të mbrojtur krimin e tyre atëherë reagimi i deputetit është legjitim.
Sigal