Kryebashiaku i Shkodrës, Benet Beci shfrytëzon vapën për të zbritur nga arka e bashkisë 136 milionë lekë për instalim kamerash në pyje, që të filmohen vatrat e zjarrit, ndërkohë që zjarrfikësit ende fikin vatrat e zjarreve me lopata. Beci vulos pa garë milionat prej taksave të qytetarëve për kompaninë pa licencë, që merrte fondet nga Beci që kur ishte drejtor i KESH. Ja skandali
Benet Beci nxjerr lekë edhe nga zjarret. Në mes të kësaj vere të nxehtë, kryetari i Bashkisë Shkodër ka gjetur momentin e duhur për të zbritur nga arka e bashkisë paratë për instalim kamerash në pyje, që të monitorohen vatrat e zjarrit. Dhe me këtë rast i xhiron lekët në llogarinë e biznesmenit, që po favorizohet. Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e Kuq’ për të treguar riskun e korrupsionit.
Benet Beci nxjerr lekë edhe nga zjarret. Në mes të kësaj vere të nxehtë, kryetari i Bashkisë Shkodër ka gjetur momentin e duhur për të zbritur nga arka e bashkisë paratë për instalim kamerash në pyje, që të monitorohen vatrat e zjarrit. Dhe më këtë rast i xhiron lekët në llogarinë e biznesmenit që po favorizohet.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Furnizim vendosje i sistemit të detektimit të zjarrit në pyje’, me fond limit 136 milionë lekë.
Në dokumentet specifike të tenderit përcaktohet se kamerat duhet të zbulojnë shenjat e zjarrit në kohë reale bazuar në analizën automatike të imazhit. Duhet të zbulojnë automatikisht zjarrin 10 km larg, ndërsa në modalitet manual deri në 20 km.
Gjithashtu, duhet të dallojnë zjarrin gjatë ditës dhe natës, si dhe të ruajnë të gjitha imazhet që lidhen me alarmet e detektimit të zjarrit.
Deri këtu, nëse do të vihet një sistem funksional mund të konsiderojmë të nevojshëm këtë investim, por kjo nuk mbulon dot abuzimin që po bën Beci përmes këtij projekti. Më konkretisht, siç tregon tabela e mallrave, e gjithë puna përmblidhet për instalimin e 5 kamerave dhe një serveri.
Stacioni i Monitorimit do të vendoset në kodrën e fshatit Bardhaj në Njësinë Administrative (NjA) Rrethina, Bashkia Shkodër. Aktualisht, në këtë vend ndodhet një antenë e telefonisë celulare dhe kështu është e mundur lidhja me energjinë elektrike dhe internetin.
Vendi në të cilën propozohet të vendoset Stacioni i Monitorimit është pjesë e pronës së Bashkisë Shkodër dhe është në një zonë të pyllëzuar: Pruemos Sheldi.
Kjo shtrihet në pjesën lindore të qytetit të Shkodrës, ka një sipërfaqe totale prej 3,572 ha.
Shohim se deri më datë 14 qershor 2024, kur ka qenë edhe afati i fundit për të paraqitur ofertat, kanë shfaqur interes 3 firma me propozime të ndryshme. REAL COM sh.p.k kishte ofertën më të lirë, por u skualifikua se nuk ka dorëzuar broshurat me specifikimet e produkteve. Për të njëjtën arsye është skualifikuar që në fazën e parë, edhe firma RATECH sh.p.k. .
Përjashtimi i këtyre dy ofertave më ekonomike bëri që në fazën finale të kalojë vetëm firma “Synapse ATS” sh.p.k, e cila pa garë fare u shpall fituese. Kjo ishte si një dhuratë për kompaninë e Bernard Toçit, por bashkia Shkodër mund të kishte kursyer të paktën 20 milionë lekë, nëse do të ishin marrë parasysh ofertat më ekonomike.
Në këto kushte ku abuzohet me fondin limit, mund të kuptohet lehtë se qëllimi i organizatorit ka më tepër lidhje me përvetësimin e parave se sa me problemin e zjarreve.
Ndërkohë, Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e Kuq’ për të treguar riskun e korrupsionit.
Por, ka edhe fakte të tjera që përforcojnë këtë ide. Pas një shqyrtimi që i bëmë dokumenteve të tenderit në një pikë theksohej se operatori fitues duhet të jetë pajisur me një licencë tipi : NS 13-A Niveli A.
“Operatori ekonomik ofertues duhet të jetë i pajisur me licencë profesionale sipas modelit të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila të përmbaje kategoritë e mëposhtme: Punime speciale ndërtimi: NS 13-A Niveli A ”Impiante dhe linja telefonie, telekomunikacioni”,- thuhet në dokumentet standarde.
Ndërsa nga shqyrtimi i të dhënave në QKB rezulton se kjo kompani nuk ka asnjë licencë në dispozicion, e sigurisht as licencën që i nevojitet në këtë prokurim. Kjo tregon një shkelje tjetër që është bërë në kontratë dhe ngre më shumë alarmin se kemi të bëjmë me një rast abuzimi sipas gijotina.
Kompania është favorizuar edhe në raste të tjera nga zyrtarët, duke marrë fonde në kushte të mungesës së konkurrencës.
Një rast i tillë ka të bëjë me një tender të KESH. Beci në atë kohë, kishte marrë mandatin e deputetit dhe ishte larguar nga detyra e drejtorit të KESH, por e kishte zëvendësuar shoku i tij Ergys Verdho.
Tenderi i kryer në 1 mars 2023 quhej “Përmirësimi i rrjetit fizik dhe ëireless, kontrolli i aksesit në rrjet dhe riorganizimi i dhomës teknike KESH Qendër” dhe e kishte fondin 24 769 000,00 lekë. Pasi u verifikua në filtrat e Open Data Albania, edhe ky tender mori “Flamur të kuq” për shkeljet raporton gijotina. Për lidhjet që paska me zyrtarët e mësipërm, tashmë nuk kemi dyshim se kjo kompani ka qenë e paracaktuar ta marrë edhe fondin e kamerave të zjarreve në bashkinë Shkodër.



















