Kuvend/ Rama-Palokës: Është zgjuar herët, nuk është rrumbullakosur akoma, Paloka: E ke qejfin e kruarjes

435
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, shkëmbyen batuta dhe akuza për mes tyre për gjyqin e përbashkët që kënë për shpifje dhe përdorimin e substancave narkotike.
Fillimisht ishte kryeministri Edi Rama i cili tha se nga shuma që pritet të marrë nga gjyqi ndaj Palokës, do të hapë ‘një seksion terapie për të zbutur psikikën e shpifësve’, ndërsa deputeti i opozitës tha se do të vazhdojë të kërkojë nga Gjykata që Kryeministri dhe ministri i Brendshëm të kryejnë testin e drogës.
Më herët, kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën duke thënë se me qëndrimet e saj të mbajtura ndaj Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të Qeverisë, ka inkurajuar kriminalitetin në vend.
Dule folur për sulmin me eksploziv ndaj farmacisë së ministrit të Brendshëm disa muaj më para, Rama tha se nga Partia Demokratike nuk pati asnjë shenjë solidariteti.
“Kur thuhet që ne kemi mbështetur Policinë e Shtetit, ne nuk mund të mos kujtojmë që familja e ministrit të Brendshëm u vu në një sulm terrorist me bomba dhe asaj kohe jo vetëm që nuk pati asnjë shprehje solidariteti, por pati një reagim që shkon përtej politikës dhe mundësisë për ta trajtuar si një debat politik, dhe kapërcen pragun e spitalit psikiatrik. Do t’i shërbejë shumë edhe studimeve të psikiatrisë”,-deklaroi Rama.
Kryeministri iu rikthye ngjarjeve të ndodhura pak javë më parë në Lazarat dhe vrasjes së efektivit të forcave RENEA, Ibrahim Bashës, duke theksuar se qëndrimet e opozitës inkurajuan kriminalitetin e jo punën e Policisë së Shtetit.
“Na del që vrasësit e dëshmorit të forcave të RENEA-s në Lazarat, na qenkan miqtë e ministrit të Brendshëm. Ne nuk do t’i hyjmë këtij debati por jemi të vendosur që në këtë betejë të mos i ndajmë njerëzit nga tanët dhe tuajt. Jo vetëm nuk e keni përgëzuar Policinë e Shtetit për suksesin që i vuri vilën statusit të vendit kandidat, mos e harroni këtë gjë, pacaka se thoni që statusin e kishit bërë gati ju. Por ju nuk e merrnit dot. Inkurajuat grupin kriminal në Lazarat kundër shtetit”,-tha Rama nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë. 
Replikat dhe batutat mes Edi Ramës dhe Edi Palokës në Kuvend:
Rama: Ky këtu (Edi Paloka) e ka humbur një gjyq dhe është deklaruar shpifës nga gjykata e lartë dhe do duhet të përballet me ndëshkimin që do përcaktojë ligji për dëmshpërblimin për atë shpifje, akoma nuk kam marrë vendim se si do përdoren këto para por jam i prirur të besoj se rruga më emirë është për të hapur një seksion terapie për të zbutur psikikën e shpifësve, ka të tilla, ka seksione terapie kundër atyre që janë adiktit ndaj veseve dhe një sesion i tillë do mbështetej edhe nga Shqupi se do lehtësonte ndjeshëm gjithë barrën e madhe të këtij deformimi psikik që ka sjellë në katandisjen e partisë së madhe në një organizatë bazë të 89 por jo nga ato të organizuara, por nga ato cetat e shthurura bashkë me regjimin, kështu jeni katandisur po kjo është puna juaj,
Një pyetje shumë e thjeshtë, qoftë kujtdo që u referoni famën e kanë marrë në kohën kur qeverisnit ju dhe ju ishit në pushtet dhe jo vetëm që nuk bëtë asgjë, sot pati një pretendim fantastik 238 banda e 1 mijë bosë, i bie 3 bosa një bandë, ne që e njohim këtë punë se si bëhet nuk funksionon kështu dhe një kujtesë nga Sokrati, mbi të shpifej shumë kur pyeten pse nuk përgjigjesh, tha shpifësi është si qeni bastard, që të kafshon kur ti e ke mendjen gjetje, unë nuk e kafshoj dot te këmbët dhe e dyta se nuk mund ta mbaj mendjen te qeni, zgjidhni e merrni o me Sokratin o me qenin.
Paloka: Është e vërtetë që kam qenë dhe jam në gjyq edhe me ministrin e Brendshëm. Por kam kërkuar ndaj gjykatës që të bëjë testin e drogës Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. Një ish-ministër i qeverisë së tyre e ka akuzuar kryeministrin se e ka kapur në zyrë duke pirë drogë. Këta të dy janë përdorures droge. Nëse nuk janë, të bëjnë testin.
Ne do ta kthejmë në ligj që deputetët para se të vijnë këtu ta bëjnë atë testin e drogës. E bëjnë në shumë vende të tjera. Pse shqetësoheni? Hajde ta bëjmë bashkarisht. Do bashkëpunim ministri që ia fut nga mëngjesi deri në darkë.
Rama: Besoj se nuk është i droguar, e as i dehur se është zgjuar herët sot dhe s’besoj se ka pas kohë të rrumbullakoset… Këta lloj të lumturish lindin të lumtur dhe jetojnë të lumtur dhe jetojnë gjatë zakonisht. Duke e bërë këtë ndërhyrje si njohësi i fushës, desha thjesht t’ju bind, nuk është i droguar e as i dehur, është thjesht i lumtur. Por fati i tij, nuk e kanë të gjithë këtë fat. Edhe po të doni ta mbërrini lumturinë e tij, kurrë nuk duhet ta arrini se duhet të keni aq inteligjencë sa mos të mbyllni gojën kur ju del ushqimi para.
Ndërhyn nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj për qetësi në sallë
Paloka: Ka qejf të kruhet se njëherë kruhet këtëj e njëherë andej… Sot nuk qeshën të gjithë kur bën batuta kryeministri. Është e vërtetë që nuk jam as i droguar e as i dehur sepse do më dridheshin duart siç i dridhen këtij kur del nga banja. Do krruja dhe konë me duar siç i ndodh këtij. Ti je i vetmi kryeministër që del këtu dhe flet vazhdimisht për zorrën e trashë… Ti këtë punë e di mirë sepse ti vërtetë e ke thënë që atë e ke të lidhur me gojën, ti e ke të lidhur dhe atë që bën me gojën dhe me zorrën e trashë, ti i bën nga të dyja krahët. Nëse nuk e kupton këtë që thash, kaq e kam nivelin e inteligjencës dhe këtë po them.
Sigal