Belind Këlliçi: Nis takimet me Diasporën në SHBA: Beteja e zgjedhjeve lokale të 14 majit është një betejë për Shqipërinë

89

Partia Demokratike, nisi procesin e organizimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deputetët demokratë Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, zhvilluan një takim me Diasporën shqiptare në SHBA, ku folën për aktualitetin politik dhe dhanë mesazhe për rëndësinë që ka beteja e zgjedhjeve lokale të 14 Majit. 

Sigal

 Partia Demokratike, nisi procesin e organizimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deputetët demokratë Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, zhvilluan një takim me Diasporën shqiptare në SHBA, ku folën për aktualitetin politik dhe dhanë mesazhe për rëndësinë që ka beteja e zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Në fjalën e tij, para bashkatdhetarëve në New Jersey, Bylykbashi foli për situatën politike në Shqipëri, duke komentuar skandalin e ish zyrtarit të lartë të FBI,Charles Mcgonigal, duke thënë se kryeministri Edi Rama korruptoi ish shefin e kundërzbulimit për të goditur opozitën. Bylykbashi foli edhe për mesazhet e protestës së opozitës më 11 shkurt.

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, foli për rëndësinë jetike, që kanë zgjedhjet lokale të 14 Majit. Përfaqësuesit e opozitës deklaruan se PD do të bëjë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë mundësinë e votës, diasporës. Shqipëria është në një pikë kritike e gjithmonë e më shumë po përkeqësohet situata. Edi Rama po bën çmos që të pengojë PD që të hyjë në zgjedhje. Ai po kërkon që të zhbëjë opozitën. Skandali që ka plasur me McGonigal është vetëm prova e jashtëzakonshme e kësaj përpjekje të Edi Ramës. Nuk mund të ndodhte një grabitje e tillë, që i është bërë Portit të Durrësit dhe për t’ju dhënë privatit. Vetëm Edi Rama e bën këtë. Ai pengon opozitën në parlament, pengon hetimin për skandalet që bën. Ai mundohet të krijojë idenë se PD është e ndarë. Absolutisht nuk është e vërtetë. Protestat e opozitës treguan qartë se njerëzit duan gjëra të vërteta. Dhe askush nuk do t’i shpëtoje ndëshkimit me vota nga shqiptarët. Një gjë që dua ta bëj të qartë është se PD ka një vendim gjykate që njeh Kuvendin e 11 dhjetorit dhe statutin që u miratua aty.

11 shkurti ka për të qenë mesazh shumë i fortë pë ata që tentojnë të mbajnë peng flamurin, logon e Partisë Demokratike. Ne do të bëjmë të pamundurën për votën e diasporës. Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi tha gjatë takimit se ‘ne si force politike do bëjmë të pamundurën që të vendosim votën e diasporës’.Unë jam i gatshëm që të mbaj shënim çdo shqetësim që ju keni për Tiranën dhe familjet tuaja dhe për t’i bërë pjesë të programit tim për të çliruar Tiranën nga një model i rrezikshëm.

Unë jam shumë koshient për betejën ku kam hyrë. Është një garë shumë e vështirë se kemi përballë një të korruptuar dhe që kontrollon mediat. Ne do ta çlirojmë edhe administratën me 14 Maj.. Unë jam i bindur që rezultati do të jetë surprizues dhe spektakolar.Te gjithë kongresmenët që takuam ishin në dijeni të skandalit McGonigal dhe se nga mediat nuk është çudi që në të ardhmen do të dalë emri i Erion Veliajt. Raportet ndërkombëtare e konsiderojnë Tiranën si një lavatriçe të pastrimit të parave.14 Maji është një betejë për Shqipërinë dhe për të çrrënjosur një model që e ka çuar Shqipërinë në zgrip të humnerës.