Tërmeti në Turqi/ “Thellësisht i trishtuar!”, Begaj: Jemi pranë njerëzve të viktimave, lutjet tona janë me ata!

39
Sigal

Presidenti Bajram Begaj iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese pas tërmetit vdekje prurës në Turqi, që deri më tani ka marr mbi 280 jetë njerëzisht.

“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata!”, shkruan Begaj.