BE i mohon hapësirën ajrore, avioni nga Bjellorusia ulet në Rinas

244
Sigal

Avioni i ardhur nga Bjellorusia ka mundur që të ulet në aeroportin “Nën Tereza”, edhe pse vendet e Bashkimit Evropian i kanë bërë “bllok” në grup për fluturimet e këtij shteti, në formë sanksionesh kundër regjimit të diktatorit Aleksandër Lukashenko.

Mbërritja e avionit nga Bjellorusia ka qenë në orën 15:35 të pasdites së sotme.

Ndërkohë edhe Hungaria ka lejuar një ulje të avionit nga Bjellorusia duke dalë shteti i vetëm në BE që nuk ka ecur në të njëjtën vijë me uninon për të bojkotuar fluturimet e Bjellorusisë.

Ndërkohë siç mësojnë mediat, avioni nga Bjellorusia pasi ka kryer uljen në Rinas, sapo është ngritur sërish në fluturim. Nga vëzhgimi në Flight Radar shihet se avioni bjellorus nuk ka një destinacion të caktuar, por pritet që të kthehet në Bjellorusi.

Sanksionet nga BE për Bjellorusinë erdhën pas diskutimeve në Bruksel duke vendosur që t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së. Kujtojmë se sanksionet erdhën pas alarmit për bombë dhe uljes së detyruar të avionit Ryanair-it  në Bjellorusisë që çoi në arrestim e një gazetari opozitar të regjimit aktual bjellorus.

BE kërkoi lirimin e menjëhershëm të gazetarit Raman Pratasevich, një kundërshtar kryesor i Presidentit autoritar të Bjellorusisë Alexander Lukashenko.