Turistja polake paraqitet në policinë e Sarandës: I afërmi im u fut në det dhe nuk ka dalë akoma

145
Sigal

Një turiste polake me inicialet D.R, 29 vjeçe është paraqitur në policinë e Sarandës mbrëmjen e sotme ku ka denoncuar zhdukjen e të afërmit të saj, shtetasit polak Z.K, 74 vjeç.

29 vjeçarja ka deklaruar se i moshuari kishte hyrë në det gjatë mëngjesit të sotëm dhe nuk kishte dalë më.

Njoftimi i Plotë:

Sarandë

Më datë 27.06.2021, rreth orës 20:00, në Komisariatin e Policisë Sarandë, është paraqitur shtetasja polake D. R., 29 vjeçe, e cila ka kallëzuar se sot, rreth orës 10:30, shtetasi polak Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma.

Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Z. K.