Ylli Dylgjeri: Skeda seksuale e një Ambasadori: dashuri pa fund

449
Sigal

Heee.., skandalet skishin të sosur edhe atëhere nën qeverisjen majtas. Skandalet financiare ishin të fundit, nuk para kërcisnin, por skandalet seksuale konkuronin me rradhë. Herë një ministër, herë një deputet, e herë një ambasador kapej në flagrancë. Ishin të mbuluar tërë sektoret. Të majtët në pushtet ishin edhe në seks të programuar. Seksi është përdorur gjatë gjithë historisë për synime politike dhe madje ka arritur të përmbysë edhe dinasti dhe të ndryshojë rrjedhën e historisë. Nga ana tjetër thuajse të gjithë sunduesit apo njerëzit e pushtetit kanë abuzuar me të për përfitime seksuale, shpesh duke dalë jashtë çdo kuadrit normal njerëzor. “Nga gjithë kënaqësitë e botës, njeriu kërkon më shumë kontaktin seksual. Ai do të bënte gjithçka për të – të rrezikojë pasurinë, karakterin, reputacionin, madje edhe vetë jetën”,- ka thënë Mark Tëain.

Nejse, i pari i ynë përmbahej, edhe pse u tregoi burrërisht rrugën kolegeve duke u divorcuar nga gruaja e më pas u rimartua pa e dredhur. Sinjal ky që tregoi ndershmëri e karakter, por te vartësit nuk të falte: “kurvar është ai që kapet”,- u thoshte kur i shfajsoheshin.

E kështu rrodhën kurvarët, nga qeverisja në qeveri, nga Kryeministri i vjetër te Kryeministri i Ri. Njëri, ministër, u justifikua kur u kap nga kolegu “se po i vizitonte puçrën vartëses” , një tjetër Ministër u bë qepaze me gruan, por më interesanti ishte një diplomat i lartë. Jetonim kohën e ‘diplomacisë seksuale”. Diplomati i lartë, i çliruar nga paragjykimet i hidhte edhe në letër takimet. I priste me protokoll shoqet nga Tirana. Në një skedë fiksonte tërë lëvizjet qe do kryente me vizitoren qeflije që vinte nga Tirana per Konferencë.

Po, ku rri gjë pa dalë në këtë vend!

Skeda u kap.

E plasi gallata korridoreve të institucionit qendror.

Diplomati shkruante:

Program Pritje për madamë X

Ora 9.00, pritje në Aeroportin Internacional Dulles, Ëashington DC

Ora 9. 30- 10.30 coffee time

Ora 11.00 – 1300 shoping, blerje çarçafësh…

Ora 12.00- largim i gruas nga shtëpia

Ora 13.00 – 14.30 dreka,

16.00.00-17.00 hedhje e fotove seksuale nga celulari në kompjuter.

17.00-18.00 mësim tregues seksual për zogun nga Tirana në zyrë ose shtëpi

…e me rradhë oraret e programuara deri në orën 21.00

Këtu plaste peshku. Orari në skedë, me bold fiksonte:

21.00 e në të gdhirë – dashuri pa fund!

Ora 2.00-3.00 pas aktit të parë seksual foto nudo në shtrat me celular…

Ky kokërr diplomati, jeton edhe sot. Jo vetëm jeton  por edhe na moralizon. Na mëson edhe si duhet të sillemi me ndërkombëtarët. Dhe njëlloj si në seks na propozon sot: Ndërkombëtaret jo vetëm ti respektojmë, por duhet ti duam deri në ..dashuri pa fund.

P.s. një kopje e programit lihet në kompjuter dhe

Një kopje i jepet zogut nga Tirana. Shoferi udhëzohet verbalisht…. për ngjarjen seksuale mbahet ditar në kompjuter.