BB: Inceneratorët bien ndesh me parimet e BE

239
Sigal

Duke analizuar situatën ekonomiko-financiare në Shqipëri, Banka Botërore sjell në vëmendje Memorandumin e ri Ekonomik, duke rikujtuar se vendi ynë ishte paralajmëruar që të mos vendoste në piramidën e prioriteteve shpenzime kolosale sikurse është ai i Inceneratorëve. Zëri i Amerikës: Skandali i inceneratorëve, afera më e madhe korruptive e dekadave të fundit. Hetimet në Komisioni parlamentar, pagesat për të shpallurit në kërkim, dhe sms që komandojnë deputetët e parlamentit

 

Afera e inceneratorëve të pushtetit; si u frynë kostot në mënyrë fiktive në kurriz të qytetarëve, nga deklaratat shqetësuese tek  braktisja e Komisionin Hetimor nga maxhoranca

 Banka Botërore: Inceneratorët bien ndesh me parimet e BE-së

Shqipëria mund të ketë hedhur hapa pas kur vuri fokusin e menaxhimit të mbetjeve në një alternativë si ajo e inceneratorëve që në piramidën e mënyrave më të preferuara për uljen e ndotjes dhe riciklimin në Bashkimin Europian ndodhet e fundit.

Banka Botërore ka sjellë edhe një herë në vëmendje këtë aspekt Memorandumin e ri Ekonomik të saj me Shqipërinë i titulluar “Forcimi i qëndrueshmërisë së Modelit të Rritjes së Shqipërisë”. Duke u ndalur në problematikën reale që hasin sektorë si turizmi dhe bujqësia nga ndotja dhe mbetjet Banka ka nënvizuar edhe shqetësimin që lidhet me inceneratorët. “Ndërtimi i inceneratorëve të rinj paraqet gjithashtu shqetësime sa i takon pajtueshmërinë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivat e riciklimit” thuhet në raport.

I njëjti pranon se menaxhimi i mbetjeve është një prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe bujqësisë, dhe se Shqipëria ka forcuar kuadrin ligjor duke e përafruar atë me acquis të BE-së, megjithatë zbatimi i legjislacionit duhet të forcohet.

“Shqipëria gjendet mes vendeve me përqindjen më të lartë të të keqmenaxhimit të rrjedhës së mbetjeve në Mesdhe me (73 për qind), pas Malit të Zi (95 për qind) dhe Egjiptit (93 për qind), e ndjekur nga Libia (64 për qind) Aktualisht, ekzistojnë disa instrumente ligjore dhe ekonomike për të rregulluar, financuar dhe stimuluar përpjekjet për menaxhimin e mbetjeve, duke përfshirë mbrojtjen e mjedisit detar. Strategjia e re kombëtare 2020–2035 për menaxhimin e integruar të mbetjeve synon të inkorporojë parimet e ekonomisë qarkulluese në sistemin kombëtar të menaxhimit të mbetjeve. Megjithatë, rreth 30 për qind e popullsisë nuk shërbehet nga infrastruktura e menaxhimit të mbetjeve, duke inkurajuar depozitimin e mbetjeve në vendgrumbullime apo vend depozitime të vjetra. Mbetjet shpesh hidhen ilegalisht në lumenj apo liqene – duke ndotur përfundimisht degët ujore dhe bregdetin e Shqipërisë” nënvizon BB.

Teksa në vend ka nisur sërish debati për qeset plastike duket se plastika në tërësi po kthehet në një shqetësim real për vendin.

“Mbetjet plastike në veçanti shkaktojnë dëme të konsiderueshme në perspektivat e ekonomisë blu të Shqipërisë si turizmi bregdetar dhe peshkimi.

Deti Mesdhe ka ndër nivelet më të larta të ndotjes plastike të detit në botë, që përmban vetëm 1 përqind të ujërave të botës dhe 7 për qind e mikroplastikës globale, ku plastika është lloji më i zakonshëm i mbeturinave që gjendet në sipërfaqen dhe dyshemenë e tij. Çështja po bëhet gjithashtu një problem në rritje brenda detit Adriatik dhe Jon, siç tregohet nga disa studime të plazheve të kohëve të fundit që zbuluan se rreth 90 për qind e mbetjeve detare ishin të përbëra nga materiali plastik, me më shumë se gjysma e tyre me origjinë nga burimet bregdetare, duke përfshirë praktikat e dobëta të menaxhimit të mbetjeve, turizmin dhe aktivitetet rekreative, me nivele të ngjashme të gjetura në plazhet shqiptare” thuhet në raport.

Ky i fundit nënvizon se ka disa ndikime që mund të japin mbetjet detare tek bashkitë bregdetare të tilla si: (i) humbja e vlerës së komoditetit dhe kostot e drejtpërdrejta ekonomike nga rreziqet e shëndetit publik; (ii) mundësi të reduktuara rekreative; (iii) publiciteti dhe reputacioni negativ; dhe (iv) kostot që lidhen me pastrimin e plazhit dhe mbledhjen dhe depozitimin e mbetjeve. Me 60 për qind të popullsisë shqiptare që jeton në zonat bregdetare, efektet e ndërtimeve intensive, rritja e turizmit bregdetar dhe menaxhimi jo i përshtatshëm të mbetjeve mund të çojnë në një përkeqësim të cilësinë e mjedisit bregdetar dhe detar.

“Ndërsa ekonomia bregdetare shqiptare vazhdon të rritet, është jetike të gjenden mënyra për të reduktuar ndotjen plastike dhe të bëhet përmirësimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, të cilat mund të ndikojnë në performancën e sektorëve me bazë detare, si p.sh. turizmi, peshkimi dhe detaria, dhe shkaktojnë humbje të burimeve të vlefshme. Ndarja e mbetjeve në burim, skemat e rimbursimit të depozitimit, mbulim universal i grumbullimit të mbetjeve, shërbime të trajtimit të mbetjeve, rritje e monitorimit dhe më shumë nisma të pastrimit të ndotjes së mbetjeve janë të gjitha masat integrale për të reduktuar përfundimisht gjenerimin e mbetjeve në rrjedhën e sipërme, për të siguruar menaxhimin e mbetjeve në tokë dhe kalimin drejt një ekonomie qarkulluese” vlerëson Banka.

Nga verifikimi i dokumentacionit të pagesave të kryera për llogari të inceneratorit të Elbasanit, rezulton se kompania Albtek, ka pasur marrëdhënie financiare me këto kompani Pellumbi 2015, SG Logistic, Xhevi Inert, AM CO and CO, të cilat, kanë vetëm dy punojës, zero mjete, dhe kompani të proceduara penalisht për evazion fiskal dhe mashtrim financiar.

 Ditën e djeshme u mblodh sërish komisioni hetimor për inceneratorët, ku janë marrë në pyetje dy administratorët, Faraudin Arapi administrator “Integrated Technology Service” dhe Arjan Baçi administrator i “Albtek Energy”.

Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçi ka bërë publike në komision lidhjen financiare që ka pasur ITS me të tre inceneratorët, ndërsa ka ngritur edhe disa pyetje mbi rimbursimet dhe faturimet, si dhe kërkoi nga ana e administratorit që të vihen në dispozicion.

“(Integrated technology servicse) ITS, ka patur angazhim financiar me të tre inceneratorët, dhe me këto kompanitë që ke me foto. Këto kompani sipas informacionit që unë disponoj janë me dy punonjës, pa mjete, dhe të dënuar nga gjykata e Apelit për mashtrim dhe evazion fiskal.

Dua të di se çfarë punimesh kanë kryer per ITS, që ju kanë faturuar shumat? A i keni bërë pagesa këtyre kompanive për faturat që ju kanë lëshuar? A keni rimbursuar TVSH në lidhje me këto fatura? Ju lutem na i vini në dispozicion”, tha Këlliçi.

Më tej, deputeti demokrat duke nxjerrë faktet se si ka përfituar miliona ortakët e inceneratorëve, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, ka kërkuar informacione se për çfarë shërbime janë paguar këta dy të fundit.

“1. Nga studimi i fizibilitetit për projektin e Inceneratorit të Elbasanit, i hartuar nga Ministria e Mjedisit, rezulton se në analizën financiare të këtij projekti, janë të parashikuara gjithë kostot e realizimit të projektit, përfshirë shpenzimet fillestare, kostot kapitale, kostot operative dhe të mirëmbajtjes.

Nga verifikimi i pagesave që shoqëria Albtek Energy ka kryer, rezulton se ndër të tjera ka paguar në shumën rreth 58 milionë lekë  të reja, Zoto Consulting Shpk, e krijuar në 14/09/2017, me ortak 90% Klodian Zoto, dhe Consulting SE Partners (Stela Gugallja). (Klodian Zoto 32 milionë lekë dhe Stela Gugallja 26 milionë lekë, të reja).

Ju lutem, a mund të na tregoni se për çfarë shërbimesh, janë paguar Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, nga kompania Albtek (nga vetvetja?).

2.Nga verifikimi i dokumentacionit të pagesave të kryera për llogari të inceneratorit të Elbasanit, rezulton se kompania Albtek, ka pasur marrëdhënie financiare me këto kompani Pellumbi 2015, SG Logistic, Xhevi Inert, AM CO and CO, të cilat, kanë vetëm dy punojës, zero mjete, dhe kompani të proceduara penalisht për evazion fiskal dhe mashtrim financiar.

A mund të na sqaroni, se çfarë marrëdhënie juridike, kontraktuale apo financiare keni pasur me këto kompani?

Referuar Studimit të Fizibilitetit, rezulton se janë parashikuar në mënyrë të detajuar, plani i shpenzimeve për realizimin e inceneratorin e Elbasanit. Nga ky plan I shpenzimeve, zëri “Udhëtime” nuk rezulton gjëkundi. Nga verifikimi i shpenzimeve të Albtek Energy, rezulton se janë shpenzuar për blerje biletash, një shumë prej 7.4 milionë lekë të reja.

A mund të na shpjegoni, pse?

Për Alb Tek energy

Këto janë kompani që lëshojnë fatura fiktivë për perfitim tvsh. Janë fatura për perfitim tvsh dhe për të fryrë kostot në mënyrë fiktive sikur janë bërë punime dhe për të justifikuar punimet që ka marr përsiper albtek për realizuar”, u shpreh Këlliçi.

VOA: Skandali i inceneratorëve, afera më e madhe korruptive e dekadave të fundit

Në Tiranë, komisioni hetimor parlamentar për incineratorët vazhdoi sot me dëgjimin e dëshmive të dy administratorëve të kompanive që menaxhojnë impiantin e mbetjeve urbane të Elbasanit.Komisioni i kryesuar nga opozita ka në planin hetimor të marrë dëshmitë e 28 zyrtarëve shtetërorë e privatë, kryeministrin Rama, ministra dhe ish ministra, që kanë dhënë lejet për 3 incineratorët në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Administratorët e kompanive Albtech Energy dhe Integrated Technology Services, të dyja pjesëtarë të incineratorit të Elbasanit, dhanë sot detaje të reja lidhur me funksionimin e këtij impianti, për të cilin lejet dhe procedurat kanë nisur 6 vjet më parë, por ende energjia e tij nuk shitet.Kompania deklarohet me fitim, por në tabelat financiare ka ende shpenzime të mbartura. Të dy administratorët e caktuar nga shteti pohuan se i gjetën arkat e kompanive thuajse të zbrazura dhe me borxhe të prapambetura.

Ata pohuan se është SPAK që po heton se çfarë ka ndodhur me pasuritë e dy kompanive të bashkuara në incineratorin e Elbasanit.Administratori Farudin Arapi thotë se kompania ka marrë një kredi sovrane për pagat që ende nuk e ka shlyer, por problem kryesor është bllokimi i shitjes së energjisë së prodhuar nga incinerator.“Shoqëria Albtech, nëse do të kishte realizuar edhe me çmimin e energjisë elektrike 8.3 lekë për kilovat, aq më tepër me çmimin 12.5 lekë për kilovat, që është emergjia e rinovueshme e pretenduar nga Albtech shpk, do të ishte në gjendje më të mirë financiare. Të gjithë incineratorët që prodhojnë energji elektrike nga djegia në impiantet e përpunimit marrin një vlerë me 12 lekë kilovatorin. Kjo do të bënte që të përballonte shpenzimet, por sot do të ishte me fitim. Po ashtu do të dilte me fitim edhe me 8.3 lekë kilovatorin” – tha para komisionit Farudin Arapi, administrator i Integrated Technology Services.Enti Rregullator i Energjisë ERE nuk e ka licensuar Incineratorin e Elbasanit si prodhues energjie, ndaj ka mbetur pezull kontrata e shitjes së energjisë dhe kompania Albatech është ankuar në gjykatën administrative.

ERE nuk është përfshirë në caktimin e çmimit të energjisë, dhe u krijuan mosmarrëveshje në çastin e licensimit.Sipas administratorëve, impianti i Elbasanit në këto momente bën vetëm gropsojen e mbetjeve urbane, dhe nuk prodhon energji, sepse nuk ka ku ta dërgojë, ndonëse është lidhur në rrjetin energjitik dhe çështja është në gjykatë.Ndërsa kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, cilësoi procedurat e ndjekura si pjesë e një skeme piramidale mashtrimi, përmes të cilës është abuzuar me fondet publike në miliona euro.“Elementi që ngriti zoti Arapi është mosdakordësia për çmimin e energjisë 8.3 apo 12.5 lekë për kilovatorë. Gjatë miratimit të kontratës koncensionare për Elbasanin nuk është marrë miratimi i ERE-s për çmimin e energjisë. Kushdo ministër infrastrukture dhe energjie që ka dhënë leje për impiantin e energjisë pa marrë miratimin e ERE-s ka kryer shkelje. Për këtë arsye sot ERE nuk bie dakord, sepse kjo kontratë koncensionare në procedurë të saj duhet të kishte marrë edhe një leje nga ERE për shitjen e energjisë” – tha zonja Tabaku.Komisioni pyeti dje adiministratoren e Incineratorit të Tiranës, për të cilin zonja Tabaku tha se pagesat filluan 2 vjet para se të nisnin punimet, se djegia për të prodhuar energji nuk ka nisur impianti paguhet 29 euro për ton qysh prej 2018, krahas shumë shpenzimesh të tjera si udhëtime të shumta dhe paga të pajustifikuara.

Klodian Zoto, Stela Gugallja janë shpallur në kërkim, pas arrestimit nga SPAK të ish ministrit të mjedisit Lefter Koka për rryshfete deri 3. 7 milionë euro dhe pastrim parash.

Në planin hetimor të komisionit janë edhe kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, të cilët janë shprehur të dy njëlloj se përgjegjsitë e secilit zyrtar para ligjit janë individuale dhe se zoti Koka duhet të përgjigjet vet para akuzave të SPAK, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Po ashtu do të pyeten nga komisioni ish ministrat Damian Gjiknuri, Shkëlqim Cani dhe Lefter Koka, kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe bashkiakë të tjerë në Elbasan e Fier.

SPAK dhe Kuvendi po hetojnë paralelisht për atë që po vlerësohet si afera më e madhe korruptive e dekadave të fundit, ndërsa vlera e 3 incineratorëve shkon në afro 430 milionë euro.

SMS-të e inceneratorëve që komandojnë deputetët e Ramës

 

DeputetËt u merakosen për një personazh të shpallur në kërkim, me largimin se sa u shqetësuan për ato miliona euro që janë rrëmbyer nga buxheti i shtetit, nga taksat e shqiptarëve, dhe kanë përfunduar në duart e 3, 4, 5 apo më shumë personazheve, me apo pa kostum politik.

E turpshme, në përmasat e një skandali, mund të konsiderohet ajo që ndodhi sot në Komisionin Hetimor parlamentar për inceneratorët, kur deputetët socialistë, pavarësisht emrave, peshës apo ngjyrës së flokëve, komandohen me sms, që mbërrijnë në telefonat e tyre.Ndoshta nuk është hera e parë, por as e fundit, kur deputetët komandohen në vendimmarrjet e tyre përmes mesazheve, por sot diçka e tillë ndodhi hapur, në sytë e publikut dhe mediave.Ishim mësuar të shikonim deputetë që komandoheshin për votën e tyre, qoftë edhe për ato që konsiderohen si çështje me interes kombëtar e ndërkombëtar, por kurrë nuk kishim parë komandim për ti mbyllur gojën një gazetari, të thirrur si dëshmitar, për një aferë që kalon përmasat dhe mandatin e një qeverie.Në momentin që në Komisionin Hetimor parlamentar u ul për të dëshmuar gazetari Jetmir Olldashi, brenda pak sekondash, në telefonat e deputetëve socialistë mbërriti një sms. Gazetari nuk duhej lejuar për të dhënë dëshmi, dhe këtë rol, e mori Arben Pëllumbi. Mund ta luante këtë rol edhe Eduart Shalsi, Etjen Xhafaj, Besian Ajazi apo Antoneta Dhima, por duket se Pëllumbit i shkon më shumë edhe për shkak të mbiemrit.Dhe për tu bërë qesharak deri në fund, Pëllumbi  nxori si argument atë se gazetari ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës, pas një padie që ka bërë Mirel Mërtiri, një personazh i shpallur në kërkim nga SPAK, i përfshirë në aferën e inceneratorëve, e cila po hetohet jo vetëm nga Prokuroria Speciale, por edhe nga Parlamenti, përmes një Komisioni ku bën pjesë edhe ky deputet.Pëllumbi u shfaq si avokat i Mërtirit dhe jo si një ligjvënës, i cili më shumë se të merakoset për një personazh të shpallur në kërkim, apo të ketë frikë nga dëshmia e një gazetari, duhet të shqetësohet për ato miliona euro që janë rrëmbyer nga buxheti i shtetit, nga taksat e shqiptarëve, dhe kanë përfunduar në duart e 3, 4, 5 apo më shumë personazheve, me apo pa kostum politik. Ai u shfaq si një frikacak që i trembet fjalës së lirë, por nuk ka frikë kur nga xhepat e shqiptarëve, me një të rënë të lapsit nxirren miliona euro që groposen ashtu si edhe plehrat.Në fakt Pëllumbi dhe kolegët e tij të Rilindjes, të kthyer si një mburojë për aferën 430 milionë euro të inceneratorëve, sot humbën një shans për të treguar se të paktën janë njerëz dhe jo robotë që komandohen përmes mesazheve, pavarësisht se kush ua dërgoi.Dhe për hir të transparencës, Pëllumbi i pari dhe pas tij çdo deputet i PS, minimalisht duhet të tregojnë se kush ua nisi mesazhin, pasi në të kundërt, çdokujt mund t´I lindë dyshimi se ajo sms mund të jetë dërguar ose nga treshja e personave të shpallur në kërkim, Mërtiri-Zoto-Gugallja, ose nga persona të tjerë që nesër mund të jenë subjekt i SPAK, pikërisht për këtë aferë korruptive.Për sa kohë këta deputetë nuk do të tregojnë burimin e mesazhit, ata më shumë ngjajnë si të “punësuar” te inceneratorët,  se sa me deputetët që minimalisht duhet të shqetësohen për milionat e groposura në aferën e plehrave.

Maxhoranca braktis Komisionin Hetimor, pjesë nga debati

Arben Pëlumbi: Jeni thirrur gjë nga SPAK? Nga Pokuroria? Jeni gjë pjesë e hetimit?

Olldashi: Jo

I njhni shtetasit Mirel Mërtiri dhe Stela Gugalli.

Jetmir Olldashi: I njoh në rrethana zyrtar, më kanë paditur për shpifje për shkak të disa artikujve që unë kam publikuar në median time, BolNeës.

Keni folur me ta?

Jetmir Olldashi: Jo asnjëherë, në momentin që ka qenë procesi gjyqësor përmes avokatit, jam dënuar nga një gjyqtar kacurrels, me një letër paccavure që po të doni jua vë në dispozicion.

Pëllumbi: Zoti Olldashi, ju siguroj që këtu nuk ju intimidon dot askush, do ta thoni fjalën tuaj deri në fund.

Nuk bën dot dëshmitarin sepse është i dënuar për këtë ccështje, ka papajtueshmëri për rolin e dëshmitarit. Ky ka dënim të formës së prerë e kanë bërë fajtor.

Ka një keqkuptim, nuk është dënuar për këtë çështje

Po s’mund të dëshmojë pra për këtë çështje.

Olldashi :Po për atë punë, Gugallja e Mërtiri më kanë paditur mua

Po nëse jeni fajtore edhe ju, s’mund të dëshmoni…