Bashkimi kombëtar, Kukan: U bëra nervoz nga deklaratat e Edi Ramës

464
BEOGRAD – Deklarata e Kryeministrit Edi Rama për bashkim kombëtar në mënyrë klasike mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë sjellë edhe nervozizëm në radhët e ndërkombëtarëve. Është deputeti i Parlamentit Europian Eduark Kukan, i cili i pyetur nga media serbe Blic, është shprehur se “pasi kam dëgjuar deklaratat e Ramës është bërë nervoz.
Kreu i grupit të Parlamentit Europian për Serbinë tha për Blic se ai nuk i pëlqen të tilla deklarata. Ndërsa lidhur me njohjen e Kosovës nga Serbia, Eduard Kukan tha se PE nuk ka asnjë dokument të shkruar lidhur me këtë fakt.
I pyetur në lidhje me pjesëmarrjen e Serbisë në paradën ushtarake të Ditës së Fitores në Moskë, eurodeputeti tha se ky është një problem për Serbinë dhe se askush nuk mund t’i tregojë Beogradit se çfarë duhet të bëjë.
“Por askush nga BE nuk do të shkojë, përveç ushtrisë së Serbisë dhe kjo do të përmendet ose regjistrohet diku. Megjithatë nuk do ketë pasoja serioze” tha ai. 
Sigal