Bashkia Shkodër/ Debate e kërcënime gjatë konstituimit të Këshillit

476
SHKODËR – Me debate dhe kërcënime është shoqëruar mbledhja e sotme për konstituimin e Këshillit Bashkiak në Shkodër. 
Mosmarrëveshjet dhe debatet kanë ardhur para votimit për zgjedhjen e kryetarit të këshillit pasi janë gjetur disa fletë votimi me shenja.
Këshilltarët e majtë kanë akuzuar se po abuzohet me votimin.
Për Këshillin Bashkiak të Shkodrës kandidojnë Xhemal Bushati i PD-së dhe Luan Heta nga PS-ja
Sigal