Ambasadori amerikan, Lu përshëndet arrestimin e Shullazit

506
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së Dhomës Amerikane të tregtisë, ambasadori Donald Lu është ndalur edhe te çështja e shumëpërfolur në vend, ajo e arrestimit të Emiljano Shullazit. Si një prej zërave më të fortë që kërkuan arrestimin e tij, Donald Lu sërish ka kërkuar që çështja ndaj tij të ecë përpara në mënyrë të pavarur. Ambasadori amerikan gjithashtu ka folur për një reformë serioze në drejtësi. “Kjo çështje duhet të ecë përpara në mënyrë të pavarur. Duhet një sistem gjyqësor mjaft transparent dhe të bëjë ndryshimin me atë çfarë ka qenë përpara. Reforma në gjyqësor të jetë një reformë serioze. Jemi shumë të përkushtuar për ta përfunduar këtë reformë. Duhet të mbani përgjegjësi lidhur me këtë”, tha Lu.
Sigal