Basha:Vijojmë bojkotin ndaj Kuvendit zhvillojmë protesta kundër qeverisë

428
Sigal

IRANË – Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka bërë të ditur se grupi parlamentar i PD-së do të vijojë bojkotin ndaj Kuvendit duke mos marrë pjesë edhe në seancën e sotme parlamentare. Opozita do të mbajë në fuqi vendimin për të bojkotuar Kuvendin edhe në këtë sesion të ri që fillon sot. Vednimi është bërë publik nga kreu i PD, Lulzim Basha gjatë mbledhjes të grupit Parlamentar të PD-së. Ai theksoi se opozita nuk mund të shkojë në një Kuvend ku nuk dëgjohet apo replikohet,por goditet. “50 herë i kemi bërë thirrje publike të prononcohet për deputetin e tij të akuzuar për prostitucion. Nuk ka thëne dot asnjë fjalë për këtë rast te pashembullt, por me heshtjen ka folur qartë që është vetë kapobanda që shkelmon dhe përpiqet të prishë tempullin e demokracisë.”- u shpreh Basha.  “Do vijojmë t’i përballim në institucionet demokratike dhe do organizojmë protesta të fuqishme”-tha Basha gjatë mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike dukes shtuar se “Varfëria, papunësia një rritje, janë pasqyra më e saktë e kësaj oligarkie. Fati i saj është dështimi i sigurt, humbja dhe shporrja.” Rama dhe Meta duan të qeverisin si çifligar, por kjo nuk mund të ndodh. Në këtë mospërputhje, në këtë papajtueshmëri organike qëndron ngërçi. Për të realizuar këtë ëndërr të tyre, duhet të prishin themelet e demokracisë. Ne as i kemi soditur dhe as do i përcjellim duarkryq, por do i denoncojmë dhe ditë për ditë, e orë për orë.”- shtoi kryetari i PD-së, Basha.  Pavarësisht se nuk do të marrin pjesë në parlament, Basha ka bërë të ditur se do të denoncojë në çdo ditë shkeljet e qeverisë Rama. 

Basha:Keqardhje si rrëzohen dekretet e Nishanit, do i çojmë në Kushtetuese
Ndërsa ka përshëndetur dekretet e Nishanit për kthimin e 5 ligjeve, atë të Reformës Territoriale , ligjit për policinë, ligjin për Gjykatën Administrative për shkollën e magjistraturës dhe për KLD-në, Basha ka shprehur keqardhje për rrëzimin që do t’u bëhet këtyre dekreteve dhe mënyrën se si u ato rrëzuan. Sipas Bashës nuk pasi asnjë argument bindës, nga ana e qeverisë për të rrëzuar dekretet për kthimin e ligjeve. Basha bëri të ditur se do t’i ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese, një nga një të gjitha ligjet që pritet të kalojnë ditën e sotme në seancën plenare.Ndërkohë ai ka paralajmëruar edhe zhvillimin e referendumeve vendore për të rrëzuar ligjin e kaluar pa konsensus sipas tij të reformës territoriale.  “Nuk u dëgjua asnjë kundër argument. Ne do i ankimojmë një për një në Gjykatën Kushtetuese këto ligje dhe akte duke filluar me hartën e re territoriale. Kemi marrë masat edhe po vëmë në lëvizje referendumet vendore që t’u japim mundësi komunave dhe bashkive të shprehin mendimet e tyre. Me kushtetute në dorë kjo është dhe do të jetë arma jonë. Le të rinisim misionin tonë. Demokracia nuk mund të humbë. Opozita është më e fortë se oligarkët.”-tah Basha 

Basha: Arritje e qeverisë, krijimi i oligarkisë
Qeveria Rama-Meta po tenton të prish themelet e demokracisë për të realizuar ëndrrat e tyre tha Basha gjatë mbledhjes me grupin Parlamentar të PD-së. Sipas tij , opozita i është shmangur provokimeve të kësaj qeverie. “Për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptare, duke premtuar nga ana jonë një opozitë të fortë, ky ishte dhe do të jetë vizioni jonë për bashkëjetesë. Ky shumica dhe opozita përmbushin detyrimet e veta. Rama u përgjigj me monedhën e arrogancës e të luftës. Në revanshin e vetë, ja ka dal të shënoj dy arritje të zeza. E para është të krijojë e oligarkike. Kjo është oligarkia Rama-Meta. dhe së dyti të asgjësoj një vlerë themelore të një kushti të domosdoshëm të ekzistencës së demokracisë, Opozita shqiptare kemi qenë të vetëdijshëm se ku kërkon të dal Rama dhe Meta, me dorashkat frenetike kundër opozitës. Që kur prishën konsensusin e nëpunësit civil, që kur vunë në zbatim tritolin, një vendim pa vlerë juridike për ndalimin e ndërtimeve në vend. Që kur ju qep dhe kapi me dhunë ILDKP-në, deri tek atentati i fundit i KLD-së kundërshtuar aleatet perëndimor. Që nga ditë e parë e qeverisjes, ne kemi qenë dhe jemi të bindur se kryeoligarki Rama kërkon që të nënshtrojë opozitës, ose të përplaset dhe të dalë ku të dal. PD mban në biografinë e saj një histori, për shembjen e komunizmit, dhe kulmon me anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave.”-tha gjatë fjalës së tij Basha.