Floida Kërpaçi prezanton programin e rinisë për t’u implementuar me prioritet pas zgjedhjeve

165
Si do t’i punësojë #LSI të rinjtë kur ekonomia është keq? – më pyeti dikush sot. Përgjigjen që i dashë po e ndaj edhe me ju.
Me synimin që çdo i ri të ketë mundësinë për të gjetur punë dinjitoze, këto janë disa nga masat e parashikuara në PROGRAMIN E RINISË, për t’u implementuar me prioritet pas zgjedhjeve:
1. Për hyrjen e të rinjve në tregun e punës, programi “Garancia për të rinjtë” do të realizojë:
• Mbështetje direkte për kompanitë, deri në masën 2000€ në vit (ku përfshihen sigurimet shoqërore/shëndetësore dhe pagesa për trajnimin për punojës) për çdo të punësuar deri në moshën 29-vjeçare që është i regjistruar në zyrat e punës dhe që nuk ka qenë asnjëherë më parë i punësuar ose që ka së paku 6 muaj që është regjistruar si i papunë. Mbështetja direkte nga kompanitë përfitohet në përfundim të 12 muajve të parë të punës (pra kontrata e punës është jo më pak se 1 vjeçare).
• Kredi të buta me garanci shtetërore me vlerë deri në 25.000€ për SME-të, të cilat drejtohen nga të rinjtë dhe punësojnë të rinj që kanë së paku një vit që operojnë në treg. Ngritje e qëndrave të asistimit të sipërmarrësve të rinj me trajnime dhe këshillim për menaxhim, hartim plane biznesi dhe aplikim kredie.
• Ngritje e inkubatorëve të biznesit me qëllim nxitjen e start up-eve për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit që do të përfitojnë hapësirat e zyrave, pajisjet e punës dhe trajnime e monitorime për bizneset inovatore deri në maturimin e tyre për të dalë në treg.
2. Programi MËSO e FITO do të garantojë punësim të mirëpaguar që në bankat e shkollës për të rinjtë që zgjedhin të marrin zanat në shkollat profesionale.
3. Programi “Shqipëria, Shtëpia e Investimeve”, do të transformojë rrënjësisht klimën e biznesit, për ta bërë vendin më të favorshëm në rajon për investime të brendshme dhe të huaja, ku të rinjtë do të punësohen me paga të larta.
4. Teknologjia e Informacioni dhe Inovacionit do të marrë mbështetje prioritare, si motor i jashtëzakonshëm ekonomik e social, për të krijuar hapësira të reja punësimi të mirëpaguar dhe sipërmarrje për të rinjtë.
5. Vendosja e taksës së sheshtë. Përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat e pagës deri në 35 mijë lekë. Trajtimi si biznese të vogla me ZERO detyrime për shtetin i bizneseve me xhiro vjetore nga 0-14 milionë lekë (ZERO TVSH dhe tatim mbi fitimin). Këto janë masa financiare që do ta çlirojnë ekonominë, do të krijojnë mundësi për të bërë biznes duke mundësuar krijim punësimi për brezin e ri dhe rritje të pagave.
Këto janë vetëm disa nga masat që LSI ka parashikuar për të punësuar dhe krijuar hapësira për të rinjtë. Por asnjë nga masat nuk duhet parë më vete. Alternativa jonë është një program integral, ku të gjitha masat kanë synim final krijimin e punësimit të mirëpaguar për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për brezin e ri, si një nevojë e kohës për të ndërtuar një perspektivë shprese në Shqipëri.
Për më tepër mbi politikat rinore të LSI, ju ftoj të lexoni prioritetet zgjedhore të LSI për vitin 2021 në linkun: https://lsi.al/platforma-politike/
Së fundmi, për një klimë ekonomie më të mirë Shqipëria ka nevojë për një klimë politike më të mirë, më të denjë, më të moralshme; e kjo nis me zgjedhjen që secili bën më 25 prill.
Sigal