Basha zbulon prapaskenat: Ofertat e ndyra që iu bënte Rama aleatëve tanë

458
Ndërsa pret që Kolegji Zgjedhor të gjejë kurajën dhe të rrëzojë ligjërisht 18 qershorin, pasi siç thotë kryedemokrati Lulzim Basha kandidatët janë regjistruar jashtë afatit, ai lëshoi të tjera akuza në drejtim të kryeministrit.
Pa përmendur emrin e Ramës, kryedemokrati foli për prapaskena dhe oferta që iu janë bërë aleatëve dhe deputetëve të PD, me qëllim që të braktisin lëvizjen qytetare.

“Faqja tjetër janë ofertat e ndyra që i bëjnë aleatëve tanë. Ofron 500 mijë euro vetëm për një kryetar partie që të hyjë në zgjedhje. Njërit deputet i ofruan 10 (mln euro), dikujt 15 (mln euro) për tu shkëputur nga lëvizja qytetare, por ata i thanë jo. Janë lekët tuaja që nuk shkojnë kurrë tek qytetarët. Kjo sepse edhe ata janë krah për krah jush, jo për interesin e tyre, por për gjithë Shqipërinë”.

Më tej Basha shtoi se, Rama i trajton si gur shahu edhe partnerët ndërkombëtarë.
Sigal