Zgjedhjet-KQZ akrediton vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR-t dhe të NDI-së

482
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi të hënën akreditimin e 39 vëzhguesve, pjesë e misionit të OSBE/ODIHR dhe të 7 vëzhguesve të Institutit Demokratik Amerikan(NDI), që do të monitorojnë për një periudhë afatgjatë procesin e zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit.
Ekipi vëzhgues i OSBE/ODIHR, që kryesohet nga eksperti suedez Peter Tejler, nisi zyrtarisht misionin në Tiranë më 9 maj. Që nga viti 1996 ky është misioni i 12-të që ODIHR sjell në Shqipëri, ndërsa i fundit ishte ai që monitoroi zgjedhjet vendore të 2015-s.
Sigal