Kriza politike/ Zyrtari amerikan 50 minuta takim me Metën në Kryesinë e Kuvendit

219
Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, në kuadër të turit të tij Ballkanik, zhvilloi një takim 50 minuta në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Zyrtari amerikan po bën përpjekjet e fundit për të arritur një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjet parlamentare.

Më herët, Hoyt Yee është takuar për 90 minuta me kryeministrin Rama, e më pas do të takohet edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Mbetet e paqartë nëse zv.ndihmësekretari amerikan i Shtetit ka pasur një ofertë konkrete për liderët politikë.

Pak para zhvillimit të kësaj vizite në vendin tonë, zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee bëri një apel, gjatë forumit 2BS të mbajtur në Budva, për të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë. Hoyt Brian Yee shprehet se qytetarët i japin besim politikanëve për t’u përballur në fushën e betejës që është Parlamenti.