Zbardhen dy kandidaturat e PS për anëtarë në KQZ

526
Sigal

Janë caktuar dy kandidaturat e mazhorancës për të qenë anëtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije për gazetën “Telegraf” mazhoranca ka rikonfirmuar Bledar Skënderin si anëtar të KQZ, ndërsa ka propozuar Rezarta Bitrin për të qenë anëtarja e dytë e KQZ nga PS. Rezarta Bitri ka qenë më herët ish-këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë PD dhe LSI nuk kanë sjellë ende asnjë emër në Kuvend për anëtarë të KQZ. Caktimi i anëtarëve të rinj të KQZ vjen pas përfundimi të mandatit të anëtarëve aktualë. Nënkryetari i KQZ Denar Biba, i propozuar nga PS-së është përfshirë në një skandal të shantazhimit të gjyqtarit të Strasburgut, për të cilën edhe prokuroria njoftoi se ka hapur hetimet, mirëpo deri tani ende nuk ka asnjë lajm të ri. Nuk dihet, nëse PS-ja do të kërkojë që ta zëvendësojë Denar Bibën, por edhe PD-ja nuk do të pranojë që Denar Biba të jetë në KQZ në zgjedhjet e ardhshme vendore, të cilat do të zhvillohen në qershor 2019.