Trump: SHBA do ndërtojë arsenal bërthamor

423
Sigal

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA do ndërtojë arsenalin e saj bërthamor për të ushtruar presion mbi Rusinë dhe Kinën.

Duke folur për gazetarët, Trump përsëriti se Rusia ka shkelur traktatin e armëve bërthamorë të vitit 1987 Intermediate-Range Nuclear Forces, INF, një traktat nga i cili ka kërcënuar të largohet.

“Është një kërcënim për këdo, për Kinën, Rusinë dhe përfshin të gjitha ata që dëshirojnë të luajnë këtë lojë. Rusia nuk e ka respektuar marrëveshjen,”-tha Trump.

Traktati i epokës së epokës së Luftës së Ftohtë ndaloi raketat me rreze të mesme, duke zvogëluar kërcënimin sovjetik ndaj kombeve evropiane.

Rusia ka paralajmëruar se do të reagojë nëse SHBA prodhon më shumë armë.

Trump tha se SHBA do prodhojë arsenalin e saj “derisa njerëzit të fillojnë të jenë të arsyeshëm’.