Basha rikthehet në Elbasan dhe pritet me ovacione, takim me të rinjtë: Më 25 prill fitoni JU

Pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në Elbasan, këtë të diel kreu i PD-së, Lulzim Basha është rikthyer dhe këtë herë për të takuar të rinjtë. Kandidati për kryeministër i PD-së, po bashkëbisedon me rininë për programin elektoral të PD-së. Basha u prit me ovacione dhe thirrje të shumta të të rinjve që kërkojnë largimin e qeverisë. ”Më 25 prill do të fitojë rinia dhe Shqipëria”,-tha Basha.

Sigal