Shqipëria e pret sonte Anglinë

205
Sigal

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll sonte e luan ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Pasi mposhtën minimalisht 0:1 Andorrën, tani kuqezinjtë kanë punë jashtëzakonisht të vështirë.

Të përzgjedhurit e Edy Rejas e presin në “Air Albania Stadium” një nga kombëtaret më të forta në futboll, Anglinë.

“Tre Luanët” zbarkuan mbrëmë në tokën e Shqipërisë dhe sonte me fillim nga ora 18:00 do të luajnë veç për fitore, pas deklasimit që i bënë San Marinos 5:0 në xhiron e parë.

Në anën tjetër, Shqipëria do të tentojë të befasojë ekipin e Gareth Southgate dhe të dalë me pikë nga ky duel.