Basha: Rama sjell ligje për rritje taksash

454
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thënë për media se opozita po punon për një paltformë të sajën, të cilën do ta diskutojë edhe me grupet e interesit. Basha tha ndër të tjera se qeveria favorizon një grup klientelist, ndërsa Rama sjell ligje për rritje taksash. “Po shqyrtohet niveli i taksave. PD që propozon taksën e sheshtë me nivelin më të ulët në Ballkan, 9 për qind. Për biznesin e vogël parashikohet vendosja e pullës fiskale me vlerë 10 mijë deri në 50 mijë lekë të reja për bizneset, në vartësi të xhiros nga 2 në 12 milionë lekë të reja në vit. Gjithashtu ka propozime që kanë të bëjnë me nxitjen dhe financimin e prodhimit bujqësor e blegtoral, si dhe lehtësira që do të kthejnë shpresën dhe besimin tek puna për të prodhuar dhe për të nxjerrë vendin nga kjo mugëtirë”, ka thënë Basha. 
Ai ka theksuar se platforma e opozitës është në kontrast të plotë me hapat negativë, që sipas tij qeveria Rama ka marrë ndaj klimës së biznesit. 
“Është konstatuar rënie pikiatë e konsumit dhe e investimeve të huaja. Në vend që të relfektojë për politikat e tij, ky kryeministër sjell në Parlament ligjet për burgosjen e biznesit dhe për rritjen e taksave ndaj biznesit dhe qytetarëve”, ka vijuar Basha.
Sigal