Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton rikthehen bashkë

477
Ata i dhanë fund lidhjes 7-vjeçare në shkurt të këtij viti, por siç duket, Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton po e rimendojnë marrëdhënien e tyre pasi shijuan një mbrëmje jashtë në Londër. Yjet që nisën të frekuentohen në 2007-ën u fotografuan të ndarë në Soho, ku shijuan një performancë ekskluzive nga John Newman. Një zëdhënës i Nicole tha për MailOnline: “Ishte një rastësi që të dy ishin në të njëjtin lokal. Nicole nuk është kthyer me Lewis.”
27-vjeçarja dukej e mrekullueshme e veshur ndërsa shkonte drejt hyrjes së lokalit, veshja tipike e dikujt që ka një takim…mbase?! Kampioni i garave me makina, 30 vjeç, përpoq të mos binte në sy, ndërsa shkonte drejt makinës. Nicole u largua nga lokali pesë minuta më pas. Një burim tha për gazetën “The Sun”: “Erdhën të ndarë për të ndjekur performancën e John Newman dhe u ulën në tavolina të ndryshme.
Sigal