Basha pret kreun e Vetëvendosjes: Bashkërendimi i vërtetë Tiranë – Prishtinë do të shmangë amatorizmin politik

429

Kryetari i Partisë
Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim kryetarin e Lëvizjes
Vetëvendosja, Visar Ymeri dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie,
Glauk Konjufca. Gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi situatën aktuale në
Shqipëri dhe Kosovë. Kryetari i opozitës theksoi se kërkohet një bashkërendim i
vërtetë përmbajtësor mes Tiranës dhe Prishtinës në funksion të objektivave të
përbashkët strategjikë, dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal. Në vecanti
ky bashkërendim duhet ti shërbejë forcimit dhe jo zbehjes së rolit të Kosovës
në arenën rajonale dhe ndërkombëtare. Në lidhje me ngjarjen e rëndë të vdekjes
së aktivistit të Vetvendosjes Astrit Dehari në ambjentet e paraburgimit, zoti
Basha shprehu keqardhjen e thellë për këtë ngjarje dhe nënvizoi nevojën dhe
domosdoshmërinë për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent.

Sigal